Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Veçori Poetike të Prozës Romanore të Kasëm Trebeshinës

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Veçori Poetike të Prozës Romanore të Kasëm Trebeshinës

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Anila Mullahi

Veçori poetike të prozës romanore të Kasëm Trebeshinës

Nr. Faqe: 404

ISBN 978-99943-0-325-0

Çmimi: 1000 lekë

Anila Mullahi është ligjëruese e lëndës Letërsi Botërore në Universitetin e Tiranës.

Ka referuar në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka botuar një numër të konsiderueshëm artikujsh në revista shkencore. Mban gradën Doktor i shkencave.

... Analiza e hollësishme tekstuale e romaneve përshfaq shumëllojshmërinë e procedimeve artistike, shpesh të ndryshme nga njëri roman në tjetrin, si dhe nëpërmjet vënies në pah të aftësisë së shkrimtarit që arrin të shkruajë sa romanin klasik, ashtu edhe atë modernist dhe postmodernist, synon të bëjë të njohur: vlerat e mëdha artistike të romaneve të Trebeshinës dhe vendin e tyre të padiskutueshëm në traditën e romanit në letërsinë shqipe.

Trebeshina - një zë i veçantë dhe origjinal në letërsinë shqipe, nëpërmjet veprave në gjininë e romanit, solli modelin e teksteve ku ndërthuren harmonishëm koncepsione letrare moderne me ato të traditës.

Nëpërmjet dinamikës tekstore që shfaqin romanet, arrihet të zbërthehet dhe të kuptohet procesi krijues, i cili nuk lind nga asgjë, por që nëpërmjet thyerjes, rikrijimit, transfigurimit, pështjellimit, nëpërmjet përmbysjes, krijon romane që sa ngjajnë me traditën, aq edhe krijojnë traditë...