Libra dhe CD / Letërsi e Huaj
nga Botimet Dudaj
700 Lekë
Antonio Tabucchi
Koha mplaket me ngut
Nëntë rrëfime
Përktheu: Shpëtim Kelmendi
Nr. faqe: 202
ISBN 978-99943-0-344-1
Çmimi: 700 lekë
Duke ndjekur hijen, koha mplaket me ngut...
“Iu duk vetja si ai djali që u gjend befas me një top të shfryrë shtrënguar në dorë, dikush ia kish vjedhur, por jo, topi ishte akoma, thjesht ia kishin hequr ajrin që ishte brenda. Pra ishte kështu, koha ishte ajri dhe ajo e kishte lënë të dilte nga një vrimë e vockël që as e kishe vënë re fare.”
Nëntë tregime që gërshetojnë kohën reale me kohën e historisë dhe atë të brendshme. Këto janë historitë e Antonio Tabucchi-t.
Antonio Tabucchi (1943-2012) konsiderohet si një prej zërave më të rëndësishëm të letërsisë europiane. Ai është autor romanesh, tregimesh, tekstesh teatrore dhe kurator i veprës së plotë të Fernando Pessoa-s. Librat e tij janë përkthyer në 40 gjuhë. Shumë nga romanet janë bërë edhe filma nga regjisorët më në zë italianë e botërorë. Ka fituar çmime të panumërta në Itali, Francë, Gjermani, Austri etj. Mori edhe titullin “Chevalier des Arts et des Lettres” nga Republika Franceze.