Libra dhe CD / Letërsi e Huaj
nga Botime Pegi
800 Lekë
Titulli: Vajzat e rritura nuk qajnë
Titulli në origjinal: Big girls don't cry
Autor: Fay Weldon
Përktheu: Ilir I. Baçi
Zhanri: Roman
Data e botimit: Shtator, 2014
Numri i faqeve: 346
“Vajzat e rritura nuk qajnë” e autores britanike Fay Weldon përqendrohet mbi jetën e një grupi grash që krijojnë një shtëpi botuese feministe. Është historia e fillimit të Lëvizjes feministe në Londër, rrëfyer nga autorja pas një reflektimi të gjatë në kohë dhe me një ndjenjë shpotitëse humori.
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Në një mbrëmje të butë të vitit 1971, pesë gra mblidhen në një dhomë ndenjjeje të vogël në rrethinat e Londrës. Të pakënaqura me burrat dhe të lodhura me jetët e tyre të pakëndshme, ato krijojnë Meduzën, një shtëpi botuese e bazuar mbi parimin e hakmarrjes. Megjithatë ato janë njerëzore dhe është njerëzore të gabosh, ndaj ato bëjnë gabime e armiq, përleshen e shahen, pajtohen e dashurohen, lindin e dështojnë, duke u shpërqëndruar kështu, pak nga pak, nga beteja e tyre të dikurshme. Me një humor të mençur dhe ironik, autorja na shoqëron përmes vijimit njëzetvjeçar të jetës së këtyre grave, teksa qëllimet e mira lihen mënjanë, pre e politikës, seksit dhe tradhëtive.
Midis të tjerash ky roman përmban edhe një denoncim të hollë të aspiratave demagogjike të çdo lëvizjeje shoqërore, jo vetëm asaj feministe. E megjithatë, autorja lë një fije shprese. Pasi, një ditë, do të vijë një brez tjetër femrash, brezi i femrave të lindura nga këto gra idealiste. E këto femra do të kenë potencialin dhe dëshirën për t'i ndryshuar vërtet gjërat, madje edhe në kurriz të vetë lëvizjes feministe.