Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Gliko Arre Gliko Arre
Gliko Arre Gliko Arre

Çdogjë për Shtëpi / Gliko dhe Reçel Vendi

Gliko Arre

nga Grepi Outlet

600 Lekë

Per pergatitjen e glikose perdoren arra te pa bera plotesisht. Pritet pjesa e bishtit dhe maja, shpohen ne mes me shtize, dhe disa shpuarje ne lekure.Lihen ne uje te ftohte te rrjedhshem 12-20 ore, zihen 5-8 min dhe lihen prape ne uje te ftohte 10-12 ore te tjera, duke ua nderruar ujin here pas here.Arrat vihen ne uje me gelqere 20-30 min, kullohen, lihen ne uje te ftohte 2-3 ore, shpelahen dhe vihen ne tenxhere duke u dhene 2-3 vale, pastaj kullohen. Nga sasia e sheqerit e caktuar per 1 kg arra hidhet 250g ne fillim ose 1 gote plot, 2 gota uje ose dhe me teper, sa te mbulohen dhe zihen 8-10 min, kullohen dhe shurupi lihet ne nje ene. Merren arrat, u hapet vendi i shpuarjes me shtize dhe vendosen thelpinj bajame te zbardhura me uje te valuar. Ne tenxhere ku eshte shurupi hidhet pjesa tjeter e sheqerit, zihet 10-15 min, hidhen arrat dhe zihen 15-20 min. Lihen per 24 ore dhe perseritet zierja 3-4 here. Glikoja pas pergatitjes lihet 2-3 ore ne diell dhe vendoset ne ene qelqi te thate.

Pesha: 430 gr