Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Predikuesi

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Predikuesi

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Camilla Läckberg

Predikuesi

Roman

Përktheu: Taqo Trajçe

Nr. faqe: 440

ISBN 978-99943-0-361-8

Çmimi: 1000 lekë

Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër.

Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme. Zbulimi i skeleteve të tyre, bashkë me kufomën e një viktime të re, e trondit thellësisht qytetin.

Detektivi vendor, Patrik Hedstrom, që pret një fëmijë nga shoqja e tij Erika, vetëm mund ta marrë me mend se çfarë do të thotë të humbasësh një fëmijë. Kur zhduket një vajzë e dytë, vëmendja e Hedstromit përqendrohet te Hultët, një klan me keqbërës, fanatikë fetarë dhe kriminelë në armiqësi me njëri-tjetrin. Lista e të dyshuarve është e gjatë, por koha është e shkurtër - cili nga sekretet e errëta të kësaj familjeje do të sigurojë të dhënën jetike?

E lindur më 1974, Camilla Läckberg i përfundoi studimet në Universitetin Ekonomik të Goteborgut, përpara se të zhvendosej në Stokholm, ku punoi për disa vjet si ekonomiste. Një kurs për të shkruarit krijues lidhur me krimin çoi në një ndryshim rrënjësore të karrierës së saj. Katër romanet e para të saj u bënë të gjitha bestseller numër një në Suedi. Ajo jeton në Stokholm me dy fëmijët e saj.