Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia
Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia Lista e Dëshirave të Mia

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Lista e Dëshirave të Mia

nga Botime Pegi

500 Lekë

Titulli: Lista e dëshirave të mia

Titulli në origjinal: La liste de mes envies

Autori: Grégoire Delacourt

Përktheu: Blerta Hyska

Zhanri: Roman

Data e botimit: Qershor, 2014

Numri i faqeve: 138

Libri me një fjali

Fenomeni ndërkombëtar që shtron pyetjen: “Po të fitonit llotarinë, sa do të ndryshonit nga jeta juaj dhe si?”

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Zhoslina (Zho) jeton në një qytezë të vogël në Francë. Ajo ka një dyqan të vogël tekstilesh dhe ka rritur dy fëmijë. Kohët e fundit ka filluar të pyesë veten se çfarë ndodhi me gjithë ëndrrat që kishte kur ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. A mund të kishte qenë ndryshe jeta e saj?

Pastaj ajo fiton lotarinë, 18.5 milion Euro për të qenë të saktë, dhe papritur gjithë mundësitë e kësaj bote shpalosen para saj. Por ajo vendos të mos e ndajë me askënd këtë lajm të mirë, as me bashkëshortin e saj, të paktën për pak kohë. Me çekun e fshehur diku në shtëpi, ajo fillon të bëjë një listë të gjitha gjërave që mund të bëjë me ato para. Çfarë do të donte ajo të ndryshonte vërtet nga jeta e saj?

Me mbi gjysëm milion kopje të shitura vetëm në Francë dhe i përkthyer në 27 vende të botës, ky roman i dytë i Grégoire Delacourt-it njohu një sukses të jashtëzakonshmëm ndërkombëtar. Sipas të përjavshmes franceze L'Express, ky roman, në një kontekst krize ekonomike, prek ndjeshmërinë e lexuesve që rizbulojnë kënaqësitë e thjeshta të jetës. Zhoja na mëson se si të jetojmë modestisht, por të lumtur e të qetë. Ndër vite ajo ka seleksionuar gjërat që duhen ruajtur në kujtesë, gjithmonë më të mirat. Ka diçka terapeutike në mënyrën e saj të të ekzistuarit, diçka që shëron; deri diku, ky është një libër antidepresiv.

“Lista e dëshirave të mia” është përshtatur për teatrin, në Paris, në vitin 2013 dhe për kinemanë, me një film që pritet të dalë së shpejti.