Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer
Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer Gruaja e Thyer

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Gruaja e Thyer

nga Botime Pegi

700 Lekë

Titulli: Gruaja e thyer

Titulli në origjinal: La femme rompue

Autori: Simone de Beauvoir

Përktheu: Amantia Kapo

Zhanri: Novela (tre)

Data e botimit: Prill, 2014

Numri i faqeve: 276

Libri me një fjali

Kjo “grua e thyer” është një grua e martuar, e varur, e braktisur, e hedhur dhe e gjykuar nga gjenerata pasuese.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Me këto tri histori të mprehta mbi rënien e pasionit, Simone de Beauvoir na tërheq në jetën e tri grave, në moshë të mesme, të cilat përballen me kriza të papritura. Në tregimin që i jep edhe titullin librit, qetësia e heroinës shkërmoqet, kur ajo zbulon se bashkëshorti i saj ka një lidhje jashtëmartesore. Në “Koha e maturisë”, një profesoreshë e suksesshme dhe lumturisht e martuar e gjen veten gjithmonë e më të pakënaqur për shkak të tërheqjes së djalit të saj për gruan e tij të re dhe vlerat e saj. Në “Monolog”, një grua e pasur, e llastuar, që gjendet e vetme në Natën e Vitit të Ri, vjell furinë dhe zhgënjimin e një jete në një zënkë bezdisëse.

Këto tri pjesëza magjepsëse, të mbushura me mendjemprehtësinë e jashtëzakonshme të de Beauvoir-it, na zbulojnë shkrimtaren legjendare në nivelet e saj më të larta. Ajo i tregon personazhet e saj si qenie njerëzore dhe nuk i gjykon ato nga një piedestal moral; ajo nuk krijon heronj që do t'i shpëtojnë këto femra. Në një kohë kur libraritë janë të mbushura me romanca bukuroshesh njëzetecavjeçare që gjejnë lumturinë me “princin” e radhës, një libër i vërtetë dhe kompleks është një fllad i mirëpritur pranveror.