Libra dhe CD / Libra praktikë
nga Botime Pegi
800 Lekë
Titulli: Shtatzënia ditë pas dite
Titulli në origjinal: The pregnancy countdown book
Autori: Susan Magee dhe Kara Nakisbendi
Përktheu: Olsiva Peçi
Zhanri: Udhëzues praktik
Data e botimit: Prill, 2014
Numri i faqeve: 288
Libri me një fjali
Një udhëzues praktik qysh nga dita e parë e shtatzënisë deri në të fundit, nëntë muaj me këshilla praktike dhe të vërteta të pamohueshme, shoqëruar me anekdoda dhe humor të hollë për t’ua lehtësuar sa më shumë ditët e vështira të shtatzënisë nënave dhe baballarëve në pritje të kësaj ngjarjeje të bukur të jetës.
Informacion i përgjithshëm rreth librit
Ky është libri i vetëm në treg që përdor një qasje të re ndaj shtatzënisë: zbritjen e ditëve një pas një, që nga dita e 280-të, koha e ngjizjes, e deri në çastin kur fëmija juaj vjen në jetë, dita e fundit e shtatzënisë. Ai rendit të gjitha ditët vendimtare, çdo hap të këtij rrugëtimi – me një faqe plot informacione të dobishme për çdo ditë të shtatzënisë. Përmban sugjerime për gjinekologët dhe mamitë, anekdoda zbavitëse dhe citime, por dhe shumë gjëra të tjera interesante.
Çdo javë është e ndarë në paragrafë të ndryshëm dhe përmban informacione se si ta përfytyroni beben (duke përdorur frutat, perimet dhe farat, autorja shpjegon masën e bebit në barkun e nënës).
Në këtë pikë... (përditësim mbi rritjen dhe zhvillimin e foshnjës); Urdhrat e mjekut (sygjerimi nga mjekët); Këshilla nga nënat (Nënat e reja ndaj përvojën e tyre gjatë shtatzënië); Si të... (këshilla praktike për t’ju ndihmuar); Lista e gjërave që duhen bërë (farë duhet të bëni, të planifikoni, etj.) E vërteta e pamohueshme (sekrete që librat e tjerë nuk do t’jua thonë).