Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Fugë për violinë  Autor Tedi Papavrami Fugë për violinë  Autor Tedi Papavrami Fugë për violinë  Autor Tedi Papavrami Fugë për violinë  Autor Tedi Papavrami
Fugë për violinë  Autor Tedi Papavrami Fugë për violinë  Autor Tedi Papavrami Fugë për violinë  Autor Tedi Papavrami Fugë për violinë  Autor Tedi Papavrami

Libra dhe CD / Publicistikë

Fugë për violinë Autor Tedi Papavrami

nga UET Press

1.200 Lekë

Titulli i librit "Fugë për violinë" Autor Tedi Papavrami. Përktheu nga frëngjishtja Blerta Hyska Redaktor Ajola Xoxa. Botues UET Press f. 252 Çmimi 1200 lekë

Libri është një përmbledhje e jetës së violinistit me famë botërore Tedi Papavrami. Ngjarjet hapen në Tiranë e mbyllen në Francë, dy vendet që ndikuan në formësimin e tij jo vetëm si profesionist, por edhe si njeri. Papavrami është kujdesur të mos harrojë asgjë: njerëz që e ndihmuan, rrethana të favorshme, personazhe të diskutueshëm, - të gjitha janë aty. Me shumë modesti, Papavrami shprehet: “Unë nuk besoj tek fati. Një talent i madh fare mirë mund të dështojë, ose të kalojë pa u vënë re.“

Libri lexohet me një frymë dhe është interesant edhe për trajtimin filozofik që u bën shumë prej marrëdhënieve të krijuara në etapa të ndryshme të jetës së tij, - kësaj të fundit Papavrami nuk rreket aspak t’i shpëtojë, por gjithmonë në mënyrë të matur dhe më shumë si rrjedhojë e përvojës personale, se citimeve nga libra të atij lloji. Libri është botuar për herë të parë në frëngjisht dhe është një nga librat më të kërkuar nga lexuesi francez. Për botimin frëngjisht Papavrami ka bashkëpunuar me një nga shtëpitë botuese më të mira, Robert Laffont. Me rastin e botimit në gjuhën shqipe, Tedi Papavrami do të jetë në Tiranë. Promovimi i librit do të bëhet më datë 12 maj, ora 12.00 në hollin e UET.

Kanë thënë

Përtej saktësisë stilistike, shkëlqimit teknik, bukurisë absolute të tingullit, tek Tedi Papavrami të mahnit pasioni. Le Nouvel Observateur

Libri është shkruar me pasion e dashuri, mirënjohje e mall, një homazh për të gjithë ata që e ndihmuan në rrugën e shndërrimit nga një fëmijë i talentuar në një prej violinistëve më të mirë në botë. Valbona Nathanaili, Drejtore UET Press

CV Violinist me famë ndërkombëtare si solist dhe muzikant dhome, Tedi Papavrami jeton aktualisht në Zvicër, ku që prej vitit 2008 është profesor violine në Shkollën e Lartë të Muzikës në Gjenevë. Në vitin 2010 ka fituar “Diapazonin e Artë” për diskun e tij Bah Bartok. Paralelisht me karrierën e violinistit, që prej vitit 2000 është përkthyes në frëngjisht i shkrimtarit Ismail Kadare. Tedi Papavrami ka fituar disa çmime të rëndësishme ndërkombëtare. Në fillimet e viteve ‘990 fillon karrierën si muzikant dhome dhe solist. Bashkëpunon me Kurt Sanderling, Antonio Pappano, Armin Jordan, Emmanuel Krivine, Manfred Honeck, François-Xavier Roth, Thierry Fischer, Gilbert Varga dhe M. Aeschenbacher. Ka qenë pjesë e Schumann Quartet (shoqëruar edhe në piano) për nëntë vjet. Nga viti 2011 prezantohet në shumë koncerte me serinë e plotë të sonatave të Bethoven luajtur trio: në violinë Tedi Papavrami, piano François Frédéric Guy dhe violinçel Xavier Phillips. Ai luan me violinën e tij Christian Bayon – ndërtuar posaçërisht për të nga mjeshtri i njohur. Është i martuar me një mjeke psikiatre. CD e fundit e Tedi Papavramit me sonatat e Izaisë sapo ka fituar „Diapazonin e artë" dhe "Choc", dy vlerësimet më të mira të revistave "Diapazon" dhe "Classica", të specializuara në këtë fushë në Francë.