Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Titulli i librit Haga e Ramush Haradinaj. Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën Ndërkombëtare. Autor Micheal O’Reilly Titulli i librit Haga e Ramush Haradinaj. Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën Ndërkombëtare. Autor Micheal O’Reilly Titulli i librit Haga e Ramush Haradinaj. Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën Ndërkombëtare. Autor Micheal O’Reilly
Titulli i librit Haga e Ramush Haradinaj. Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën Ndërkombëtare. Autor Micheal O’Reilly Titulli i librit Haga e Ramush Haradinaj. Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën Ndërkombëtare. Autor Micheal O’Reilly Titulli i librit Haga e Ramush Haradinaj. Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën Ndërkombëtare. Autor Micheal O’Reilly

Libra dhe CD / Publicistikë

Titulli i librit Haga e Ramush Haradinaj. Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën Ndërkombëtare. Autor Micheal O’Reilly

nga UET Press

900 Lekë

Titulli i librit Haga e Ramush Haradinaj. Si një Gjykatë e Krimeve të Luftës përmbysi të Drejtën Ndërkombëtare. Autor Micheal o’Reilly. Përkthyen nga anglishtja Enri Hide, Elona Shehu, Besarta Vladi. Redaktorë Grida Duma, Eni Dare. Botues UET Press. Çmimi 900 lekë Maj, 2014

Kur Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, Ramush Haradinaj, i cili kishte kontribuar ndoshta më shumë se çdokush tjetër për arritjen e asaj ëndrre, festoi në një qeli burgu në Hagë, ndërsa bashkatdhetarët festonin nëpër qytetet, fshatrat dhe rrugët e Kosovës. Jam i bindur se gjatë 100 ditëve të Haradinajt si kryeministër i vendit u realizua progresi më i madh drejt fillimit të bisedimeve për përcaktimin e statusit të Kosovës, nga ç’është arritur që prej asaj periudhe deri sot. Ishte energjia, udhëheqja dhe vizioni i Haradinajt që i përçoi popullit të Kosovës rëndësinë e implementimit të standardeve që Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) kishte ideuar si etapa të progresit drejt bisedimeve për statusin, dhe çka e bindi komunitetin ndërkombëtar se Kosova e kishte përnjëmend arritjen e këtij qëllimi. Dhe ishte pikërisht reagimi i tij shembullor ndaj akt-padisë dhe bashkëpunimi i mëtejshëm me Gjykatën që – gjatë raportimeve të mia tremujore– më mundësoi të ndryshoja perceptimin e shumë anëtarëve të Këshillit të Sigurisë të OKB-së dhe shteteve të tjerë përtej tij mbi Kosovën si një shoqëri që i respektonte pak ose aspak normat dhe institucionet ligjore, drejt pikëpamjes se Kosova është një shoqëri e matur dhe e përgjegjshme në rrugën e saj drejt procesit të përcaktimit të statusit.

Søren Jessen-Petersen, Përfaqësues i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën dhe Kryetar i Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), 16 qershor 2004- 30 qershor 2006