Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Një Gur Zemrës

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Një Gur Zemrës

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Douglas Kennedy

Një gur zemrës

Roman

Përktheu: Lindita Gjata

Nr. faqe: 236

ISBN 978-99943-0-359-5

Çmimi: 800 lekë

Amerikani Nik Hothorni, personazhi kryesor i romanit, udhëton drejt Australisë për të ngjyrosur paksa jetën e shpëlarë e pa ndonjë farë keqardhjeje që bënte në vendlindje. Ai pendohet menjëherë për udhëtimin turistik që bën, sepse asgjë e veçantë s’e tërheq atje. Megjithatë, në një çast, rrugëtimi bëhet papritmas më shumë se interesant: një darë mikpritjeje vendase shtrëngohet rreth tij dhe e detyron ta zgjasë qëndrimin “turistik” jashtë planit. Niku do të rrëfejë më pas një histori rrëmbyese, ku shënjohet mbi gjithçka lidhja e ngushtë mes ekzistencës së të papriturës në jetën e njeriut dhe forcës së brendshme, ndoshta të panjohur nga ai, për t’i bërë ballë.

DOUGLAS KENNEDY e ka nisur krijimtarinë e tij me romanin “Një gur zemrës”, shkruar më 1994. Ka shkruar njëmbëdhjetë romane dhe tre prej tyre - “Çasti”, “Fotografia e madhe”, “Në ndjekje të lumturisë” - janë bestseller e janë përkthyer në 22 gjuhë të botës. Prej vitit 2007 ai është Kavalier i Urdhrit të Arteve dhe Letrave në Francë. Në vitin 2009 është vlerësuar me të parin “Grand Prix du Figaro” dhënë prej kësaj gazete franceze.