Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Gjirokastra

Libra dhe CD / Gjuhësi

Gjirokastra

nga Botimet Dudaj

1.200 Lekë

Mimoza Karagjozi Kore

Gjirokastra

Vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik

Monografi

Nr. faqe: 312

ISBN 978-99943-0-350-2

Çmimi: 1200 lekë

Monografia “Gjirokastra, vështrim historik, gjuhësor dhe etnologjik” hartuar nga Mimoza Karagjozi Kore, është një studim i thelluar për qytetin e Gjirokastrës. Mund të pohojmë se kjo monografi është rezultat i njohjes nga afër të veçorive etnogjuhësore të këtij qyteti nga ana e autores, e formimit gjuhësor të saj dhe e një pune kërkimore këmbëngulëse në biblioteka e arkiva, për të zbuluar e parashtruar me dashuri dhe me realizëm veçori gjuhësore dhe etnologjike të vendlindjes së saj. Të gjitha këto e bëjnë këtë punim me interes si për studiuesit ashtu edhe për një rreth më të gjerë lexuesish që dëshirojnë të njohin më mirë mjedisin etnogjuhësor e kulturor të këtij qyteti, i cili zë një pozicion gjeografik, historik gjuhësor e kulturor të veçantë në hapësirën shqiptare.

- Prof.dr. Seit Mansaku

Mimoza Karagjozi Kore (1961) është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe, në Universitetin e Tiranës më 1986. Është pedagoge prej 25 vjetësh, fillimisht në Universitetin “Eqrem. Çabej” dhe prej 2004-s në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Departamenti i gjuhës shqipe. Fusha kryesore e studimit të saj është historia e gjuhës shqipe. Ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave” (2005) dhe “Profesor i asociuar” (2009). Është autore e monografisë “Parafjalët në “Mesharin” e Gjon Buzukut” (2005) dhe “Ushtrime për shqipen standarde” (2007) si dhe e shumë artikujve shkencorë të mbajtur në konfernca brenda e jashtë vendit apo të botuara në revista shkencore.