Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Aroma e Gjetheve të Limonit Aroma e Gjetheve të Limonit
Aroma e Gjetheve të Limonit Aroma e Gjetheve të Limonit

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Aroma e Gjetheve të Limonit

nga Botimet Dudaj

1.000 Lekë

Clara Sánchez

Aroma e gjetheve të limonit

Roman

Përktheu: Adrian Beshaj

Nr. faqe: 408

ISBN 978-99943-0-345-8

Çmimi: 1000 lekë

Sandra ka vendosur të tërhiqet në një fshat të bregut lindor: është tridhjetë vjeçe, e ka lënë punën dhe, shtatzënë me një burrë që nuk e dashuron, i kalon ditët duke u përpjekur ta shtyjë vendimin se çfarë do të bëjë me jetën e saj. Në plazh njeh Kristensenët, një çift tetëdhjetëvjeçarësh norvegjezë të vendosur prej shumë vitesh në atë fshat, të cilët e ndihmojnë pas një vuajtjeje dhe sillen me të si gjyshërit që ajo nuk i ka njohur. Karina dhe Frederiku sikur i zgjidhin problemet e Sandrës dhe madje i ofrojnë një rrogë për ta shoqëruar Karinën në sesionet e riaftësimit, në shëtitje apo për të bërë pazarin.Askush nuk do të mendonte se ato tri jetë të bashkuara rastësisht

përbëjnë arsyen e ekzistencës së Hulianit, një i moshuar që sapo ka mbërritur nga Argjentina dhe që ndjek hap pas hapi vajtjet dhe ardhjet e norvegjezëve. Një ditë Huliani i afrohet Sandrës dhe i zbulon hollësi të së shkuarës së tyre krejt të padyshimtë. I rrëfen, për shembull, se është një i mbijetuar i kampit të Mauthauzenit, kampit të përqendrimit për të cilin Sandra ka dëgjuar në ndonjë film apo në ndonjë dokumentar, një tmerr bardhë e zi që nuk ka të bëjë fare me të. Dhe Kristensenët nuk janë ata që duken. Megjithëse në fillim Sandra nuk i zë shumë besë Hulianit, pak nga pak do të fillojë t’i shikojë ndryshe zakonet, miqtë, fjalët dhe heshtjet e çiftit të të moshuarve, pa e kuptuar se fundi i pafajësisë së saj po ia vëjetën në rrezik.

“Aroma e gjetheve të limonit” është një rrëfim tërheqës tmerri pa efekte të mbinatyrshme dhe është gjithashtu, dhe para së gjithash, një roman mbi kujtesën dhe çlirimin nga faji.

CLARA SANCHEZ lindi në Guadalaharë, e kaloi fëmijërinë në Valencie dhe përfundoi duke u vendosur në Madrid, ku banon aktualisht dhe ku studioi Filologji Hispanike në Universitetin Komplutens. Mes disa punësh, dha mësim përgjatë disa viteve në universitet dhe mori pjesë rregullisht në programin e TVE-së “Sa e madhe është kinemaja!”, si edhe në media të tjera. Bashkëpunon me gazetën “El Pais” dhe ka një blog në www.elboomeran.com.

Në vitin 1989 botoi romanin “Gurë të çmuar”, të cilin e pasuan “Nuk është e ndryshme nata” (1990), “Pallati i ngecur në rërë” (1993), “Që nga pasqyra” (1996), “Misteri i të gjitha ditëve” (1999), “Lajmet e fundit nga parajsa”, për të cilin mori çmimin Alfaguara de Novela 2000, “Një milion drita” (2004) dhe “Parandjenjat” (2008).

Vepra e saj është botuar në disa vende. “Le Nouvel Observateur” ka shkruar për Clara Sanchez-in se “zotëron një stil dhe një liri toni që të magjepsin. Vështrimi i saj është ironik. Mizoria zbutet nga melankolia si edhe nga zemërdhembshuria.”