Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
ATLAS Clinic Ultrasound ATLAS Clinic Ultrasound
ATLAS Clinic Ultrasound ATLAS Clinic Ultrasound

Libra dhe CD / Libra praktikë

ATLAS Clinic Ultrasound

nga Erton Karafili

5.500 Lekë

Pas suksesit te Librit “Ekografia Abdominale & Obstetrike gjinekologjia dhe pas botimit te studimit monografik “Ekografia e Skrotumit. Norma dhe patologjia Testikulare”, keto dite doli nga shtypi ATLASI I EKOGRAFISE KLINIKE i autorit Erton Karafili. Atlasi eshte nje botim luksos me kopertine te trashe me format A4 me 586 faqe.

Ky Atlas demostron pervojen mbi 20 vjecare te autorit, suksesin e tij profesional me pacientet qe pasqyrohet jo vetem nga trajtimi teorik i mbi 16 kapitujeve por dhe rreth 2100 imazhe shume cilesore e origjinale.Për të lehtësuar lexuesin ose përdoruesin e atlasit për çdo kapitull dhe patologji autori është ndalur tek veçoritë ekografike si një pasaportë që i identifikon dhe i diferencon ato. Pothuajse në të gjithë kapitujt autori, para se të demonstrojë sëmundjet dhe patologjitë e ndryshme, paraqet aspektin normal ekografik të organeve e sistemeve ose atë që quhet ekoanatomia.

Ky libër i tipit Atlas do të jetë një udhërrëfyes dhe konsulent i mirë përstudentët e mjekët që duan të punojnë në imazherinë klinike e diagnostike. Atlasi eshte botuar nga shtyshkronjsa Pegi ne Tirane. Cmimi i shitjes eshte 5500 lek ose 40 Euro.