Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Akustikë e Përkryer

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Akustikë e Përkryer

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Daria Bignardi

Akustikë e përkryer

Roman

Përktheu: Adrian Beshaj

Redaktor: Sejdin Cekani

Nr. faqe: 244

ISBN 978-99943-0-353-3

Çmimi: 700 lekë

Arnoja dhe Sara takohen në adoleshencë dhe instinktivisht bien në dashuri. Një pasdite vere ajo e lë ngaqë “i pëlqejnë dashuritë fatkeqe”. Takohen pas shumë vitesh dhe vendosin të martohen: janë të hareshëm, të dashuruar, duken të lumtur. Arnoja është i bindur se duhet t’ia falë gjithë qenien e tij, por nuk arrin dot t’i shpjegojë melankolitë dhe gënjeshtrat që dalin pak nga pak në dritë. Tek e fundit, jeta i pëlqen ashtu siç është: luan në violonçel në Scala, ka tre fëmijë nga gruaja e jetës së tij dhe nuk kërkon gjë tjetër. Por, me kalimin e kohës, shqetësimet e Sarës shtohen derisa, një mëngjes, për shkak të një ngjarjeje të pakonceptueshme, Arnoja do ta pyesë veten se kush është në të vërtetë njeriu me të cilin ka jetuar për trembëdhjetë vjet, gruaja që dashuron ngaherë. I mëdyshur, fillon të ndjekë një tragë plagësh rinore dhe pasionesh të mbytura dhe, me frikë përherë e më të madhe, gjen fillin e disa historive të pabesueshme.

A mundet një grua të rrijë me një burrë që mendon se e dashuron, por nuk ka dashur kurrë ta njohë vërtet? A mund të pranojë një burrë që e shoqja të mos i zërë besë? A mund të jetohet pa e shprehur vetveten? Dhe si ndikon dhimbja në jetët tona?

I ndërtuar sipas spirales marramendëse të një arratie, “Akustika e përkryer” ka delikatesën e një romani formimi – formimin e një njeriu të rritur, e një dashurie – dhe fuqinë e vrullshme të një romani hetimor.

Daria Bignardika lindur në Ferrarë, Itali. Është gazetare dhe ka bashkëpunuar me shumë periodikë. Që nga viti 1991 punon për radion dhe televizionin. Ka drejtuar të përmuajshmen “Donna”. Është autore dhe drejtuese e programit “Dyndjet barbare” për La 7-ën dhe shkruan në “Vanity Fair”. Romani me të cilin debutoi, “Nuk do t’ju lë jetimë” (Mondadori 2009), fitoi çmimin Rapallo Carige, çmimin Elsa Morante dhe Çmimin e Librashitësve të Qytetit të Padovës dhe u përkthye në disa gjuhë. Në vitin 2010, Mondadori-n botoi romanin e saj “Një karmë e rëndë”.