Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë
Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë Koha e Ngrirë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Koha e Ngrirë

nga Botime Pegi

500 Lekë

Titulli: Koha e ngrirë

Titulli në origjinal: Die gefrorene Zeit

Autori: Anna Kim

Përktheu: Afrim Koçi

Zhanri: Roman

Data e botimit: Shkurt, 2014

Shpalosja e përmasave të kujtesës dhe humbjes së saj, e fateve të këputura në mes dhe një “kohe të ngrirë” që fotografon jetën para e pas tmerreve të

pakuptimta të luftës.

Informacion i përgjithshëm rreth librit

Që nga mbarimi i luftës në ish-Jugosllavi, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar për më tepër se 30 000 njerëz të humbur. Sipas të

dhënave zyrtare më të fundit, janë identifikuar afërsisht 15.000 persona. Ky është sfondi i ngjarjes që Anna Kim na rrëfen në librin e saj të dytë:

kërkimet e një kosovari për fatin e gruas së tij të zhdukur dhe depërtimi hap pas hapi i tregimtares, në vetë të parë, në bashkëlidhjet komplekse që

qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje traumatizuese. Ajo jo vetëm që fillon të njohë jetën e përditshme në zonat konfliktuale shqiptaro-serbe, por, para sa

gjithash, asaj fillojnë t’i shfaqen përmasat e mirëfillta të kujtimeve dhe të humbjes së kujtimeve, të jetëshkrimeve të këputura në mes, të “kohës së

ngrirë”. “Koha e ngrirë” është çmuar me çmimin “Heinrich Treichl” të Kryqit të Kuq Austriak (2009), bursën “Elias Canetti” (2009) dhe çmimin e Bashkimit

Europian për letërsinë për vitin 2012.