Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Fundjava

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Fundjava

nga Botimet Dudaj

800 Lekë

Bernhard Schlink

Fundjava

Roman

Përktheu: Irena Nasi

Redaktor: Sejdin Cekani

Nr. faqe: 260

ISBN 978-99943-0-348-9

Çmimi: 800 lekë

Nga shkrimtari i «Leximtarit»

Një verë në Gjermani, pa praninë e publikut, në një shtëpi të rrënuar fshati. Po si qëndron e vërteta?

Pasi kishte bërë njëzet vjet burg, Jorgu fiton amnistinë në mënyrë të papritur. Kristiana, motra e tij, dëshiron që fundjavën e parë në liri ai ta festojë me disa miq të vjetër në një vilë të rrënuar në fshat, pa praninë e reporterëve dhe kamerave.

Gazetari Hener, mësuesja Ilze, biznesmeni Ulrih me të shoqen dhe të bijën, Karina, peshkope e një kishe të vogël fshati, avokati Andreas – të gjithë në njëfarë mënyre e kishin përkrahur dikur revolucionin. Po tanimë ata janë bërë pjesë e realitetit qytetar.

Ata vijnë nga besnikëria, nostalgjia dhe kurioziteti. Kanë dëshirë t’i japin këshilla Jorgut, ta ndihmojnë, por njëkohësisht të ruajnë edhe distancën. Por nuk arrijnë t’i shmangen përballjes me biografinë, t’u shmangen ëndrrave për jetën e tyre dhe gënjeshtrave. E shkuara zgjohet përsëri...

“Një prozë e shkëlqyer dhe e thjeshtë. Schlink-u është një mjeshtër i gjuhës gjermane. Ai shkruan në mënyrë të qartë dhe me inteligjencë.”

Ekhard Fur/ Die Welt, Berlin

“Bernhard Schlink arrin t’i mbrojë me shumë kujdes veprat e rralla të artit në letërsinë gjermane, kryesisht pa ia hequr lexuesit të drejtën e gjykimit moral; nëpërmjet një saktësie sugjestive të gjuhës, ia del të arrijë një shkallë shumë të lartë qartësie.”

Verner Fuld/ Focus, Munih

“Bernhard Schlink gjen pikat e dobëta të aktualitetit gjerman.”

Verena Auferman/ “Süddeutsche Zeitung, Munih

BERNHARD SCHLINK ka lindur në vitin 1944 në Bilefeld, është jurist dhe jeton në Berlin dhe Nju-Jork. Romanin e parë kriminalistik, “Gjyqësia e Selbit”, e ka botuar së bashku me Valter Pop-in. Më pas vijuan romanet e tjerë kriminalistikë: “Nyja gordiane” dhe “Mashtrimi i Selbit”.

Romani i publikuar në vitin 1995, “Leximtari”, përkthyer në dyzet gjuhë dhe nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe përmbledhja me tregime “Lektisje dashurie”, botuar në vitin 2000, e bënë të njohur si shkrimtar në mbarë botën - por edhe në Shqipëri, pasi këto dy libra u botuan dhe u përkthyen prej Shtëpisë Botuese “Dudaj” .

Në vitin 2001 trilogjia për detektivin privat Gerhard Selb u mbyll me romanin “Vrasja e Selbit”. Në vitin 2006 u botua romani i tij “Kthim në shtëpi”, ndërsa në vitet 2005 dhe 2007 u botuan dy vëllimet me ese “Bindjet” – ku flitet për politikën, drejtësinë, shkrimin, besimin dhe ndjesitë e fajit për të shkuarën.