Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Trupi i njeriut

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Trupi i njeriut

nga Botimet Dudaj

900 Lekë

Paolo Giordano

Trupi i njeriut

Roman

Përktheu: Adrian Beshaj

Redaktoi: Sejdin Cekani

Nr. faqe: 316

ISBN 978-99943-0-347-2

Çmimi: 900 lekë

Për ushtarët e një toge që komandohet nga nënoficer Antonio Reneja, misioni në Afganistan është prova e parë e madhe e jetës së tyre. Në çastin e nisjes, ende nuk e dinë ende se vendi ku do të dërgohen është një nga më të rrezikshmit e krejt zonës së konfliktit.

Të sfilitur nga vapa, nga mërzia dhe nga frika e ndonjë kërcënimi që mund të vijë nga çasti në çast, ushtarët rindërtojnë në bazë jetën që njohin. Por natën, në heshtjen e plotë, arrijnë të ndiejnë rrahjet e zemrës, gumëzhimën e organeve të tjera të brendshme – veprimtarinë e pareshtur të trupit njerëzor. Rasti kur do të detyrohen të futen në territorin armik do të jetë gjithashtu ai kur secili, papritur, do të duhet të bëjë llogaritë me atë që kanë lënë pezull. Dhe kur të kthehen, do ta kenë kapërcyer në mënyrë të pakthyeshme vijën që ndan rininë nga mosha e rritur.

“Një ndjeshmëri kirurgjike dhe një rrëfim i besueshëm si në përshkrime, ashtu dhe në dialogë. Faqe të shkëlqyera dhe të pamëshirshme.”

Massimo Gramellini - LA STAMPA

Paolo Giordano ka lindur në Torino në vitin 1982. Me romanin e tij të parë, “Vetmia e numrave prim” (2008), botuar në më shumë se dyzet vende, mori shumë vlerësime, mes të cilave çmimin Strega dhe çmimin Campiello Opera Prima. Bashkëpunon me gazetën “Corriere della Sera” dhe me “Vanity Fair”-in.