Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Edith

Libra dhe CD / Letërsi Shqipe

Edith

nga Botimet Dudaj

700 Lekë

Albatros Rexhaj

Edith

Roman

Redaktor: Sejdin Cekani

Nr. faqe: 260

ISBN 978-99943-0-338-0

Çmimi: 700 lekë / 5 euro

“Edith” është një prozë e thukët refleksive dhe poetike, ku rrëfimi ngërthehet me meditime filozofike për njohjen e vetes, të dashurisë dhe të botës përreth.

Albatros Rexhaj nuk filozofon mbi dashurinë nga froni, nga kolltuku i ndonjë fabrike terminologjike, nga pozita e mbikëqyrësit, siç është zakon i shumë kolegëve të tij, por nga baza, nga aorta, nga mesi; ai përmbledh sekuenca dashurie në përditshmëri, i filtron brenda shpirtit të vet, i rikrijon të estetizuara, herë nëpërmjet vargjeve e herë nëpërmjet rrëfimit, paralelisht duke e thyer me elegancë edhe kufirin ndërmjet prozës dhe poezisë.

Xhemal Ahmeti, kritik letrar - Universiteti i Freiburgut

Albatros Rexhaj ka lindur në vitin 1975 në Prizren. Jeton mes Prishtinës dhe Tiranës. Është autor i librit "Lettera a un amico italiano dal Kosovo", botuar nga Rizzoli RCS, Milano (1999), romanit të zhanrit thriller "Bombë në Beograd", romanit-ese "Ditar dashurie i një shkrimtari".

Ndërkaq, së fundmi është shpërblyer me çmimin "Autor i vitit 2013" në Panairin jubilar të Librit Prishtina 2013. Veprimtaria e tij publicistike dhe letrare mund të ndiqet në blogun elektronik www.filozofiaurbane.com, që aktualisht ndiqet nga më shumë se një çerek milioni lexues.