Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra
Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra Mos Harro të më Puthësh ose Zebra

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Mos Harro të më Puthësh ose Zebra

nga Botime Pegi

800 Lekë

Titulli: Mos harro të më puthësh

Titulli në origjinal: Le Zébre

Autori: Alexandre Jardin

Përktheu: Edmon Tupja

Zhanri: Roman

Data e botimit: Shkurt, 2014

Numri i faqeve: 220

Çmimi: 800 lekë

Historia sa komike po aq edhe dramatike e përpjekjeve të një bashkëshorti jo të zakonshëm për të ringjallur pasionin e parë në zemrën e gruas së tij.

“...çiftet vdesin nga heshtja.” Këtë mendon personazhi kryesor i “Mos harro të më puthësh”, Gaspari ose, siç e ka mbiquajtur e shoqja, Zebra. Zebra është noter, i martuar prej pesëmbëdhjetë vitesh me Kamilën dhe baba i dy fëmijëve. Ai duhet të kishte jetën e përkryer, por diçka i mungon. Rutina bashkëshortore ka zëvendësuar tashmë prej kohësh zjarrin e dashurisë së viteve të para dhe atij kjo i duket e papranueshme. Zebra vendos t'ia rifitojë zemrën Kamilës së tij... por si?

“Mos harro të më puthësh” (“Le Zébre”) u botua për herë të parë në 1988 dhe po atë vit fitoi çmimin letrar Femina. Qe një nga romanet më të suksesshme të asaj periudhe dhe në vitin 1992 u ekranizua.

Të gjithë mjaftohen duke ia fituar zemrën një femre që papritmas shfaqet në jetën e tyre. Po t’ia rifitosh zemrën gruas sate pas pesëmbëdhjetë vjetësh martese? Asnjë donzhuan imagjinar nuk do t’i futej kësaj ndërmarrjeje të rrezikshme. Dhe pikërisht kjo e mundonte Zebrën, sepse, jo më kot Shekspiri, Stendali dhe autorët më të mëdhenj nuk kanë guxuar ta trajtojnë temën e rilindjes së dashurisë: një gjë e tillë duhet të jetë e pamundur.