Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Vit i mbarë. Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 në 13 intervista Autor Sokol Balla Vit i mbarë. Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 në 13 intervista Autor Sokol Balla Vit i mbarë. Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 në 13 intervista Autor Sokol Balla Vit i mbarë. Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 në 13 intervista Autor Sokol Balla
Vit i mbarë. Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 në 13 intervista Autor Sokol Balla Vit i mbarë. Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 në 13 intervista Autor Sokol Balla Vit i mbarë. Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 në 13 intervista Autor Sokol Balla Vit i mbarë. Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 në 13 intervista Autor Sokol Balla

Libra dhe CD / Publicistikë

Vit i mbarë. Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 në 13 intervista Autor Sokol Balla

nga UET Press

900 Lekë

Titulli i librit: "Vit i mbarë. Ngjarjet dhe personazhet që shënuan rotacionin paqësor të pushtetit në vitin 2013 në 13 intervista". Autor Sokol Balla. Me parathënie nga Henri Çili. Redaktor Zimo Krutaj. ISBN 978-9928-4182-6-5. Çmimi 900 lekë, f. 342, 230x160 mm. Botimi i parë nëntor 2013.

Përmbajtja: Pse 2013-a ishte një vit i mbarë

PRESIDENTI Ilir Meta: Takohem me Ramën / Nano vetëofrohet President/ Nishani: E vërteta e sëmundjes sime / Prokurori i Përgjithshëm: Sfida antikorrupsion do të përballohet me sukses

AMERIKANËT Uidhers: Shqipëria buzë greminës/ Riker: Memo reale boll me nacionalizmin/ Arvizu: Berisha të ikë, që të na marrë malli/

PARTIA DEMOKRATIKE Berisha: Iki nëse humb zgjedhjet/ Shpërthimi i Patozit, lajm i mirë për PD-në / Basha: Unë, kryetari i ri i PD-së së re

RAMËT Shtatë përgjigjet e Linda Ramës/ Rama kryeministër: Askujt mirënjohës

EPILOG ME TONY BLAIRRRETH AUTORIT

Sokol BALLA është diplomuar në brezin e parë të Gazetarisë, fakultet i rihapur në vitin 1992, 20 vjet pas rimbylljes së tij nga regjimi komunist. Balla lindi në Tiranë më 7 maj 1973, në një familje tradicionale tiranase. Mbaroi shkollën e mesme Qemal Stafa, e më pas, për 5 vjet, studioi fillimisht Filozofi e më pas Gazetari me rezultate të shkëlqyera.

Në vitin 2010, përfundoi me rezultate maksimale studimet për master dhe, me 72 për qind, iu dha grada Master of Arts, në Gazetarinë Ndërkombëtare, me një studim skrupuloz, kritik, mbi lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Në karrierën e tij regjistrohet një periudhë e shkurtër e angazhimit në politikë si Drejtor i Komunikimeve dhe Zëdhënës i Partisë Demokratike, në vitet 1994-1995. Profesioni i gazetarit, prej vitit 1992, kur nisi karrierën në TVSH, e ka çuar në poste drejtuese në “Gazeta Shqiptare”, “Koha Jonë”, “Klan”. Ka punuar për AP dhe CNN, si dhe disa projekte me “News 24” dhe “Vizion Plus”. Karriera e tij kulmoi me 4 vite punë në Londër, në BBC, si dhe Drejtor i Informacionit në Top Channel. Sot, emisioni i tij politik “Top Story”, është më influenti e më i ndjekuri në ekranet shqiptare, dhe, njëherësh, është arenë protagoniste në zhvillimet politike në vend, siç e dëshmon edhe ky libër. Sokol Balla ka krijuar profilin modern të gazetarit kritik e të pavarur dhe ndjekës i interesave të publikut të gjerë.

ÇMIME & VLERËSIME

1995 Çmimi “Soros”, Skupi i vitit/ 1996 Çmimi i Dytë, Konkursi i gazetarisë, Fondacioni Velija/ 1997 Çmimi i Tretë, Konkursi i gazetarisë, Fondacioni Velija/ 1998 Çmimi “Soros”, Reportazhi më i mirë i vitit/ 2003 Medalja e Mirënjohjes, Ministria e Mbrojtjes/ 2007 Lidershipi i vitit në media/ 2008 - 2010 “Personaliteti i vitit” për kryeqytetin, Bashkia Tiranë/ 2010 - 2011 Akademia e Pavarur Televizive, Moderatori i sezonit për debatet televizive2011 “Njeriu i vitit”, Gazeta “Tirana Observer”/ 2012 Tirana International Film Festival,/ Fitues i çmimit “100 Vjetori i Pavarësisë”, për dokumentarët historikë, me “Djemtë e përçarë të Amerikës”.

BOTIME

“ANTISHQIPTARI”, Ditar i çrregullt politik 2003 - 2005, Shtëpia Botuese “55”, 2005/ “33”, Përmbledhje dhe intervista, UET Press, Scripta Manent 2010/ “Liria e Shprehjes, bileta për Europë”, UET Press, 2011/ “Viti i mbarë”, UET Press, 2013.