Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Autor Valbona Nathanaili Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Autor Valbona Nathanaili Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Autor Valbona Nathanaili Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Autor Valbona Nathanaili
Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Autor Valbona Nathanaili Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Autor Valbona Nathanaili Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Autor Valbona Nathanaili Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Autor Valbona Nathanaili

Libra dhe CD / Publicistikë

Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Autor Valbona Nathanaili

nga UET Press

900 Lekë

Titulli i librit Arsim dhe pabarazi. Sfida e perceptimit ndryshe. Autor Valbona Nathanaili Me parathënie nga Tomi Treska ISBN 978-9928-4193-3-0 Çmimi 900 lekë. f. 172, 140 x 200 mm Botimi i parë, janar 2014. Esse/ide&debate /Botues UET Press

Shkolla, libra & gazeta

Shkrimet në këtë libër përfshijnë një periudhë relativisht të gjatë kohore, 2000-2013, dhe janë botuar, fillimisht dhe kryesisht, në disa nga gazetat kryesore që operojnë në vendin tonë. Ambicia është për të risjellë në vëmendje, edhe një herë, çështje e probleme që shoqërojnë zhvillimin e shkollës, të cilat pavarësisht kohës që ka rrjedhur, vazhdojnë të jenë po ato, në mos janë bërë më të mprehta. Sikundër edhe dëshira për të ndarë me lexuesin aspekte të ndryshme të përvojës sime individuale. Filli që e bashkon të gjithë librin është ftesa për një perceptim ndryshe, për t’u shkëputur nga stereotipet e përditshme dhe ndryshuar sistemet e referimit.

Shkrimet janë ndarë në tri pjesë, në varësi të tematikës së trajtuar. Pjesa e parë titullohet “Arsim dhe pabarazi” dhe tematika është vetëm “shkolla”. Pjesa e dytë është “Si të ndryshojmë perceptimet” dhe tematika zgjerohet edhe me çështje që vijnë nga shoqëria, ndërkohë që e treta “Sale, Zucchero e Caffé!” është një ndërthurrje tematikash të larmishme. Në pjesën e dytë dhe të tretë janë përfshirë edhe disa vlerësime për autorë e libra, në funksion të tematikës së pjesës.

"Shkolla, libra dhe gazeta” ishte, në fakt, drafti i parë si nëntitull për librin, por që ndryshoi ndërkohë që rishihja të gjithë materialin, për të konkluduar në “Sfida e perceptimit ndryshe”.

PËRMBAJTJA

ARSIM DHE PABARAZI

Emergjenca për arsim liberal në ditët e sotme/ Arsim dhe pabarazi/ Në vorbullën e privates dhe publikes/ Roli i ndryshuar i universiteteve shqiptare / Shkollimi në erën globale / Shkollat e shekullit XXI. Faktorë që ndikojnë në formatimin e politikave arsimore/ Mendime për Projektligjin e ri “Për sistemin arsimor parauniversitar” / Sfida të shoqërisë civile / Historiku i arsimit special në Shqipëri / Bashkëmatësia e sistemeve shkollore

SI TË NDRYSHOJMË PERCEPTIMET

Me këmbë të mbarë thotë populli /Si të ndryshojmë perceptimet / Kuq e blu / Hapësirë-koha në modernitetin giddensian / Uniforma shkollore, zgjedhje apo zgjidhje / Përtej horizontit

SALE, ZUCCHERO E CAFFÉ!

I penguari ... /Ish -“21 dhjetori”, përtej nostalgjisë / Jesolo. Aty ku turizmi është shndërruar në art / Ngjela dhe refleksionet e tij për “Parkun njerëzor shqiptar, 1991-1996” / Post panair: Sale, zucchero e caffé! / Dita e zakonshme e një shkolle publike / In memoriam Prof. dr. Enver Faja / Faleminderit djema / Arsimi në qeverisjen e dytë të Ahmet Zogut

Libra të tjerë nga Valbona Nathanaili

·Reforma dhe legjislacioni (arsimi parauniversitar). Çështje, praktika & politika. Rasti shqiptar. / ·Copëza nga historiku i arsimit (në disa rrethe të vendit). / ·Fizika 11 (si lëndë me zgjedhje). Për mësuesit e fizikës së klasës së 11. / ·Albania Rock: Dokumenta politikë, zona europiane e arsimit të lartë. Vëll.

C V Valbona Nathanaili është diplomuar për fizikë më 1983 pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Më 1987 mbaron studimet pasuniversitare në shkenca pedagogjike pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Në vitin 2000 i akordohet një bursë studimi pranë Universitetit të Oslos, Norvegji, për përfshirjen e fëmijëve me nevoja të veçanta pranë shkollave publike dhe gjatë periudhës 2002-2005 ka qenë pjesë e disa klasave të organizuara nga “Austrian Study Center for Peace and Conflict Resolution”, Austri. Përvojat jashtë gërshetohen me shumë trajnime të kryera brenda vendit nga organizata kombëtare e ndërkombëtare.

Përvojat në punë deri më 2006, përfshijnë (por jo vetëm): mësuese fizike pranë gjimnazit “Q. Stafa”, drejtore në shkollat “Xh. Delli” e “A. Buda”; pedagoge e fizikës pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë; koordinatore programesh e drejtore projektesh pranë Urban Integration Foundation dhe Qendrës Komunitare; bashkëpunime me shumë OJF të vendit dhe të huaja në ideimin dhe zbatimin e projekteve në fushën e arsimit dhe të të drejtave të njeriut.Nga viti 2006-2012 ka qenë drejtore e Shtëpisë Botuese Universitare AU Press (U.F.O Press) dhe lektore e Politikave dhe Reformave në fushën e edukimit pranë Albanian (U.F.O) University. Aktualisht është drejtore e Shtëpisë Botuese Universitare UET Press dhe lektore e jashtme pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale dhe ai Filologjik në Teoritë e Edukimit. Përkthyese dhe botuese e një numri shumë të madh librash në fushën e arsimit të lartë. Autore e shumë artikujve shkencorë dhe publicistikë, librave dhe reçensave.