Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Harry Potter 7

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Harry Potter 7

nga Shtepia Botuese Dituria

1.400 Lekë

Autori: Joane K Rowling

ISBN 978-99943-46-20-2

“Unë hapem kur mbyllem”; është një nga enigmat e shumta që lë Urtimori, me të cilat Harri Poteri duhet të përballet në librin e shtatë dhe të fundit të serisë. Dhe vetë kjo histori, për të arritur në fund, hapet me botë të reja, në të shkuarën dhe të ardhmen: hedh dritën e mrekullisë mbi hollësirat, personazhet dhe ngjarjet që kujtonim se tashmë u kishim shkuar deri në thelb, duke zbuluar të fshehta dhe kuptime të thella. Së bashku me Harrin, në përpjekjen e tij të dëshpëruar për të vërtetën, kalojmë aventura në dukje të hetuara, përjetojmë sërish ndodhi të vogla dhe të mëdha, duke ndjekur fillin e përgjegjësisë që mblidhet dhe fitohet në një skenë me kthesa të papritura, humbje dhe ngadhënjime. Përfundimi, i fuqishëm dhe delikat, plot e përplot me dritë dhe ankth, të bën ta kapësh librin përsëdyti nga fillimi, që të mbyllësh edhe një herë rrethin e të panjohurave. Kurrë pikëpyetjet nuk kanë qenë kaq shumë; kurrë më parë si në këtë libër nuk përjetohet kënaqësia e një përgjigjeje, një përgjigje që flet shumë, kurrë më parë si në këtë libër J. K. Rowling nuk dëshmon aftësinë e saj të pafre që të çuditë lexuesit, të ushqejë një zjarr i cili, që prej dhjetë vjetësh, nuk rresht së magjepsuri.