Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Harry Potter 6

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Harry Potter 6

nga Shtepia Botuese Dituria

1.250 Lekë

Autori: Joane K Rowling

ISBN 99927-59-73-9

Në fund të vëllimit të pestë e lamë Harri Poterin të trazuar, vetëm, dhe me një peshë në zemër. Sirius Blekum, nuni i tij, vdiq. Fjalët e Albus Urtimorit për profecinë i kanë treguar edhe një herë, që nga beteja me Lord Fluronvdekjen e ndan vetëm një hap. Asgjë nuk është si më parë: lidhja e fundit me familjen e tij është prerë, madje edhe Hoguortsi nuk është më një strehë e sigurt si në vitet e mëparshme. Kurse Fluronvdekja është më i fortë se kurrë, më mizor, më i pamëshirshëm. Edhe vetë Harri e di që ka ndryshuar. Pasiguria dhe një ndjenjë pafuqie e pesë viteve të para i ka lënë vendin vendosmërisë dhe një këmbënguljeje ndryshe, prej të rrituri. Në vëllimin e gjashtë dhe të parafundit të aventurave të Harri Poterit, Rowling e pasuron skenarin me shenja, gjurmë dhe të fshehta të mrekullueshme, dyshime dhe të vërteta që nuk zgjidhen, por që shumojnë enigmat; personazhe të reja, magji të reja, por edhe zbulime të paditura për personazhe tashmë të njohura... në pritje të aktit të fundit.