Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Gratë

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Gratë

nga Shtepia Botuese Dituria

1.000 Lekë

Autori: T. C. Boyle
ISBN 978-99943-46-90-5

A është e lehtë të jetosh me një gjeni? Këtë do t’jua tregojë romani i ri i mrekullueshëm i T. C. Boylet, Gratë. Pasi risolli në jetë të famshmin mbret ekcentrik John Harvey Lellogg në librin The Road to Wellville dhe studiuesin e seksit Alfred Kinsey në The Inner Circle, Boyle përvijon këtë herë një tjetër karakter të gjallë e plot ngjyra: arkitektin e famshëm Frank Lloyd Wright. Rrëfimi i vërtetë dhe trillimi janë ndërthurur me mjeshtëri për të treguar jetën e një njeriu si Wrighti, duke zgjedhur një mënyrë shumë origjinale, një detaj fort domethënës: katër gratë e tij, që e deshën pa kushte, nëpërmjet të cilave krijoi kësisoj këtë vepër madhështore. Wright-i jetoi duke iu kundërvënë rregullave të ngurta të vendosura nga shoqëria, qofshin këto estetike, morale apo romantike. Asnjëherë nuk bëri çfarë pritej dhe, me gjithë skandalet e mëdha që shoqëronin dashuritë dhe divorcet e tij, si dhe vështirësitë financiare pa mbarim, ai kurrë nuk lejoi të ndikohej në vizionin dhe dëshirat e tij. Fitoret dhe humbjet e Wright-it lidheshin përherë me gratë që donte: Olgivana Milanov, malazeze, mospërfillëse dhe me bukuri ekzotike, nxënëse e balerinit të famshëm Gurdjev që njihej prej nxënësve të Wright-it si “Ledi dragua”; Mod Miriam Noel, një bukuroshe pasionante prej Jugu, me temperament të fortë, morfinomane; Mejmaha Borthuik Çeni, mjaft e ndjeshme e që u vra në mënyrë tragjike në shtëpinë e Wright-it, në Taliesin (Wisconsin) më 1941; dhe gruaja e tij e parë, shumë e re, Kiti Tobin, me të cilën pati gjashtë fëmijë. Secila nga historitë e këtyre katër grave ndodh në mënyrë të papritur, qesharake dhe mbi të gjitha prekëse. Në qendër të librit është djali i ri dhe i pashëm japonez, Tadashi Sato, i cili mbërrin në Taliesin në vjeshtën e vitit 1932, për t’u bërë nxënës i Wright-it dhe menjëherë ia nis punës – në kuzhinë, duke qëruar perimet dhe duke larë enët. Përmes historisë së tij hyjmë në botën e çuditshme dhe të rrëmujshme të Taliesinit të asaj kohe, kur Wright-i dhe Olgivana merren jo vetëm me çështje të arkitekturës, por edhe me çdo gjë tjetër, që nga mënyra e të ngrënit e deri te veshja. Kuptohet vetiu, pa shumë komente, se ky është një subjekt i mrekullueshëm për një shkrimtar të mençur e të guximshëm, siç është Boyle. Gratë është një dramë tërheqëse dhe tej mase argëtuese rreth martesës, marrëdhënies mes burrave e grave, privilegjit dhe gërshetimit të gjenialitetit e famës, shkruar nga një prej shkrimtarëve amerikanë më të talentuar dhe me imagjinatë të pamatë të kohës sonë