Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
LUFTË PA FUND. Shtegtime nëpër qiellin politik Autor: Pëllumb KULLA

Libra dhe CD / Publicistikë

LUFTË PA FUND. Shtegtime nëpër qiellin politik Autor: Pëllumb KULLA

nga UET Press

1.500 Lekë

Titulli i librit LUFTË PA FUND. Shtegtime nëpër qiellin politik. Autor: Pëllumb KULLA. Redaktor: Faruk MYRTAJ

Libri është pjesë e kolanës “SCRIPTA MANENT” ISBN 978-9928-4182-5-8 Çmimi 1500 lekë Botues UET Press

Përmbajtja

Një blitc mbi bilancin e një “lufte pa fund” Parathënie nga Filip Çakuli dhe Mero Baze/ Ju marr për dore nëpër kapituj… Parathënie nga autori

NËSE POLITIKA NUK JU KA ARDHUR NË MAJË TË HUNDËS

Ja një sihariq: Rifilloi Lufta e Klasave! / Zonja Damanaqi bën thirrje për komunizëm në Greqi / Opozita duhet të heshtë / Miqësitë dhe armiqësitë shqiptaro-greke / Kur vallë do të afrohet përsëri Opozita me qeverinë? / Me fytyrë nga dielli i pushtetit / Ekonomia si fushë krimesh / Daullet bien për ata që kanë veshë / Shovinistët shohin përnatë të njëjtën ëndërr / Në mbrojtje të vlerave/ Pagë e lartë për krenarinë boshe / Kur do të shohim pakëz dritë?! / Në gjoksin tim, medalioni me fytyrën e Nanos / Na ndihmoni, o të huaj, të gënjejmë këta tanët!

PËRFAQËSUES, PËRKOHËSISHT I PËRHERSHËM

Po themi një tryezë bisedimesh, në vend të fushës së luftës! / Varret e heronjve janë brazdat ku mbillet liria OKB përditë e më shumë me Ballkanin / Ambasada jonë në Shkup informon se çfarë ndodh në Nju Jork!/ Faleminderit UNICEF! / Për Kosovën punohet me përkushtim / Radhë shqiptarësh për të blerë një libër / Lutja Juaj di rrugën më të shkurtër për tek Ai / Duke përkujtuar Holokaustin / Asnjë manipulim i veçantë, ish e tërë atmosfera e manipuluar! / Nuk pyetet kush i fitoi votimet, por kush i humbi ato dhe përse? / Dorëheqja që paraqita, është në vend të urimit që t’ju vejë mbarë/ Ata që përmbysin, ata zihen për timonin / Kështu mashtrohej OKB-ja dhe thyhej embargoja

CA GJAK KOSOVAR NË DEJET E MI

Të shembim kufijtë shqiptarë në Amerikë! / Problemet e Kosovës nuk kuptohen njësoj nga të gjithë/ Zhgënjim i hidhur/ Devolliu kosovar/ Nuk mund të ketë Kosovë të humbur e NATO fitimtare / Në luftën me fjalë/ Fëmijët që dalin nga zjarri / Kjo luftë e çuditshme/ Millosheviçi në pranga të vërteta / Si të mos e përshëndesim Haradinajn?!/ Mbi Kuvendin, Ramizin dhe enveristët kosovarë / Përjetimi i asaj dite/ Asnjë libër mësimor nuk na foli për ju/ Në përvjetorin e parë të Kosovës së pavarur

NJERËZ PËR TË KUJTUAR

Kujtim Spahivoglin. Ai jetoi mes iluzionesh/ Maria Rafaelin. Kultura e përballjes së vuajtjeve / “Diellin” e shqiptarëve të Amerikës / Petraq Xhaçkën. Intervista që i mora pasi ai …pat vdekur! / Dëshmorët. Le t’u lemë të mbajnë vetëm peshën e kurorave/ Qamil Buxhelin. Ca ditë më parë na la Buxheli/ Ismail Kadarenë. Dekoratat e Kadaresë / Futbollistët e Tiranës. Ata patën fituar ankandin / Pano Kondon. Çfarë na rrëmben syrin në një spektakël/ Dritëro Agollin. Paç kulmet pas vitit të gjashtëdhjetë! / Nënën time. Edukatën e punës e morëm nga lodhjet e tua / Aleko Prodanin. Sikur të ishim atje ku të përcjellin!/ Piro Manin. Një artist i shquar 75 vjeçar në Nju Jork/ Vath Koreshin. Shkrimtarët vdesin ndryshe / Leka Bungon. Loja me zjarret/ Alizot Emirin. Unë, lexuesi i parë

A KA PASUR NDONJËHERË DIKTATURË NË SHQIPËRI?

Skënderbeu kundër tenderave për librat e histories/ Dosja ime e punës me numër 6021 241

Absurditet?... / 20 shkurti, ose hakmarrja mbi bronxin / Kthetrat e vdekura shtrëngonin ende të burgosur politikë/ Lereni zonjën Nexhmie Hoxha të tregojë! / Ramiz Alia i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit / Spiunët, dosjet - tema tërheqëse! / A ka patur ndonjëherë diktaturë tek ne? / Ku i kemi Shindlerët shqiptarë?/ Intervista e mjerë e Rudinës / Grotesk plot, por buza nuk të vete në gaz / Gjyqet farseske në atë prag të tatëpjetës

SPËRKATJE TË POLITIKËS NË LETËRSI

Rroftë shoku Stalin! / Shqipëri, vëlla, Shqipëri! / Ngaqë nuk lexonin gazetat/ Parrulla komuniste të stërpërdorura, të përshtatura për kohën e sotme / Çapajevi jashtë gjyqit/ Historia e PPSh, nga koha që na mungon e këtej / Erdhën kohë të tjera, lavdi Zotit!/ Dëbimi i gjermanëve nga Nju Jorku / Hije në Filadelfia/ Përralla shekullore që deri vonë rrëfehej në Kuins /Përse të akuzoja atëherë, or më qafsh?! / Pushtimi i Amerikës/ Drejtimi i paditur / Politikani i Tiranës zbret nga Uashingtoni / Takim imagjinar në Nju Jork /Operacione /Shënime të fundvitit

ATY KU UDHËHEQËSIN E DUAN MË SHUMË SE UDHËN

Përcaktimi i lëvizjes për demokraci / Ne, budallenjtë, që duam udhën më shumë se udhëheqësin!

Kot kërkojmë, në Shqipëri nuk gjen më dëshmitarë/ Shërbim i keq stabilitetit në Shqipëri / Nuk shkon një “fillim i ri” me pengje të vjetra!/ Shtypi, si rojë e lirisë / Këshilla kandidatit për kryetar, në rast se lejohen kandidatët / Tani që fushata po merr fund / A do të quhemi edhe ne të humbur? / Vdekjet në aleancë me shtabet e grabitjes/ Refleksione 15 vjet më pas / Bukuria e politikës pa skrupuj/ Në pritje të Opozitës / Shqiptarët e lumtur që njoh unë / Nuk është aspak fjala për Meron / Mërgimi, industria më e zhvilluar e shqiptarëve / Daljet nga roli historik / Mbi arratisjet e Agollit dhe Kadaresë / Rinumërimi i votave dhe i elitarëve të kombit/ Gazetapërgatitës dhe gazetakollofitës / Pyetje provimesh në ndihmë të Ministrisë sonë të Arsimit / Shpërdorimi i të vetëve

NE, CA METEOROLOGË, QË TREGOJMË VETËM SI QE MOTI DJE

Genc Kortshës / Dashamirësve të mi, në sallën e Pallatit të Kongreseve/ Nasi Mitrojorgjit /Genc Pollos/ Romano Prodit / Koço Devoles / Botuesit të “Illyria”-s / Kryeministrit Sali Berisha/ Mitro Çelës / Agim Shehut / Like Rehovës / Spartak Ngjelës / Spektatorëve fierakë, të mbledhur në festën e promovimit të veprës sime letraro-skenike

HAJDUTË TË HUAJ DHE HAJDUTËT E VENDIT TIM

Brenda ujërave territoriale të letërsisë / Jeta e artistit është miniera kryesore e krijimtarisë së tij / Liria nuk na bën kurrë më të zotët nga sa jemi / Në grupimet politike të vendit, mungojnë idealistët/ Kali im i betejës/ Në listën e atyre që duhet të pushkatoheshin/ U bëra regjisor, që t’i tregoja më mirë ato që shkruaja/ Zoti ekziston por shpesh vonohet ose mungon / Nuk është ai e keqja më e madhe

UNË, GRINDAVECI

Një aspirant për Ministër i Jashtëm, me të gjitha aftësitë e të Brendshmit / E pranoj, kam thënë që dua të bëhem President i vendit!/ Ambasadorët “imoralë” të shtetit shqiptar / Avni Rustemi nuk tregoi kurrë kush ia dha idenë e atentatit / Bekuar qoftë ai që shpiku distancimin / Kërkues mineralesh të çmuar në galeritë e diktaturës / Një Shqipëri e mbushur xip me agjentë të huaj /Komandantët e burgjeve e donin lirinë më shumë se të burgosurit / Mbi ethet e mërgimit / Kushtrimi i të parëve / Sharmi i veprave të zhdukura / Dëgjo, o popull, të të flas unë për mua! / Sot po shpallim konkursin që … u mbyll dje! / Dy vetë te lopa/ A e vlen këtë herë të humbësh zërin? / Kam gabuar/ Luftërat që bëjnë komunistët në Shqipëri/ Përse njëqindedyzet dhe jo vetëm dy?! / Për një Opozitë më të mirë/ Mbi kulturën dhe artin në territoret e pushtuara / Përmbytje, përmbytje! / Një anëtar i thjeshtë u ngrit e foli/ Mjaaaaft! Boll!

PO NUK VDIQE, MOS PRIT TË TË NDEROJMË

Ego ti absolvo!/ Bashkimi / Luftë pa fund / Buzëqeshje jo vetëm për protokoll/ Shenjtëri të shkelura / Meremetime / Pije për hatrin tim, sikur helm të jetë! / Gynter Grass, ose ngacmimi i plagëve / Vetëm i vdekur, je heroi i ynë! / Tek ne vrasja është ndaluar me ligj, por kriminelët nuk e dijnë / Kush dreqin na e shpiku krenarinë! / E qeshura e ndaluar dhe lloji i humorit në një diktaturë komuniste/ Vëzhgime, mot pas moti / Përpara për mbrojtjen e atdheut nga… Opozita! / Duke u matur me Enverin dhe Hasan Zyko Kamberin/ Ditë qershori të vitit 2029

Kjo shqipëri, atdhe i politikanëve... Pasthënie nga Faruk Myrtaj

Botime nga i njëjti autor

Lipe Shtogu në listë (1980)/Shoku Niqifor (1980)/ Portrete pa makiazh (1984)/ Po martojmë Malon (1986)/ Këshilla për fëmijët nga 5 deri 55 vjeç (1989)/ Skënder Sallaku, ose si qeshnim nën diktaturë (2002)/ Rrëfenja nga Amerika (2003) / Lejlekët nuk vijnë më (2005) / Pushtimi i Amerikës (2005) / Teatri, kjo lojë magjepsëse, në 3 vëllime (2007) / Vdekja e Enver Hoxhës (2008) / Teatri, kjo lojë magjepsëse, vëllimi nr. 4 (2011) / Jo të gjithë të vdekurit prehen në paqe (2012) / Rrëmbimi i nuses në Nju Jork (2012)

Parathënie nga Filip Çakuli dhe MERO BAZE

Kur një njeri rri kaq gjatë në jetën publike, si artist, si politikan dhe publicist, e ka të nevojshme dikur të mos ketë dëshirë t’i kujtosh ndonjë pjesë të jetës ose qëndrimeve publike. Pëllumb Kulla, është një “diktator” i cili ka sunduar rreth njëzetekatër vjet në publikun shqiptar dhe jo vetëm që nuk ka asgjë për t’i ardhur keq nga jeta e tij, por është aq arrogant sa do që të na i tregojë të gjitha.

Ky është thelbi i kësaj përmbledhje me artikuj, letra, fjalime dhe intervista që po shkon në duart e lexuesit shqiptar. Në këtë vëllim, autori ka bërë një shtegtim në jetën e tij dhe ka përzgjedhur në të, jo atë çfarë i intereson sot, por atë që për të ka qenë e rëndësishme kur ka ndodhur. Ky kriter, i jep vlerë identitetit të autorit dhe respekton jetën, mendimet, vlerat dhe “marrëzitë” e tij në kohë, pa vrarë mendje nëse sot janë të përshtatshme ose jo.

Respekti ndaj gjërave të vërteta që njeriu ka menduar dhe bërë në jetë, është në të vërtetë një kriter themelor që ndan personalitetet nga nëpunësit, krijuesit nga punonjësit e artit, publicistët nga punonjësit e shtypit, intelektualët nga të diplomuarit. E vërteta është një element kyç që të bën të talentuar kur e respekton atë! Edhe pse krijimtaria shpesh vulgarizohet nën mitin e të qenit trillim, në të vërtetë ajo mbetet në këmbë vetëm kur është e vërtetë dhe kur ai që e ka krijuar e ka besuar vetë.

Pëllumb Kulla meriton të skanohet dhe një herë në këtë moshë nga publiku shqiptar, për t’u parë herë me humor e herë me nerva, si ka menduar në kohë, si ka reflektuar në kohë dhe si po i mbijeton sot një sistemi që ka mungesë vlerash dhe standardesh për të klasifikuar vlerat e shoqërisë në kohë.

Vëllimi “Luftë pa fund”, është një dëshmi e gjallë e mënyrës se si një intelektual shqiptar ka jetuar diktaturën dhe dështimet e demokracisë. Libri është një pasqyrë e gjallë e asaj se si një intelektual nuk mund të heshtë, nuk mund të rrijë mënjanë, nuk mund të bëjë sikur nuk e ka mendjen, ose nuk e shikon çfarë po i ndodh shoqërisë së tij edhe kur ai jeton larg saj. Përkushtimi i Pëllumb Kullës ndaj artit, satirës, politikës dhe publicistikës është një standard, i cili i bën mirë shoqërisë shqiptare. I bën sidomos në këtë krizë të rëndë morale që po kalon, ku debati më i madh i saj është për lojërat e fatit, se sa për fatin e kulturës, për ndërtimet pa leje, se sa për ndërtimin e një shoqërie me vlera, për kultivimin e drogës më shumë se sa për kultivimin e dijes dhe kulturës.

Libri përmban disa rubrika, ku artikujt klasifikohen sipas tematikës. Për tifozët e politikës, ka plot artikuj politikë të Kullës, të botuar qysh pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri. Për të tjerë që kanë dëshirë të lexojnë për diplomacinë, kanë fjalimet e tij në OKB dhe letra drejtuar miqve të tij politikanë, diplomatë apo gazetarë. Për amatorët e artit ka plot krijime të tij në fushën e satirës, tregimeve humoristike, skeçeve, fejtoneve etj. Për ata që duan ta shikojnë si publicist ka plot portrete që ai ka skicuar për njerëz të shquar të këtij vendi dhe për ata që duan ta shikojnë të egërsuar, ka plot shkrime të hidhura për “hajdutë” të huaj dhe “hajdutë të vendit tim”. Shqipëria gjendet në një udhëkryq të rrezikshëm, mes banalitetit dhe komercializimit të vlerave vulgare nga njëra anë, dhe sqimës e sistemit të rrezikuar të vlerave në anën tjetër. Kryqëzimi është historik, pasi në anën e banalitetit dhe komercializimit janë miliona euro në dispozicion dhe një tabor njerëzish pa emër dhe pa fytyrë, kurse në anën tjetër ka pak njerëz që nuk lodhen së treguari se kush është sistemi i vlerave dhe standardi që duhet të respektojë shoqëria, edhe pse nuk paguhen për këtë gjë. Kjo është një betejë që shoqëritë perëndimore e kanë fituar duke hequr dorë nga komercializimi i vulgaritetit dhe duke çuar në bashkëjetesë vlerat me marketingun. Në këtë aspekt, do të donim të falënderonim Shtëpinë Botuese të Universitetit Evropian të Tiranës UET Press, e cila ka sjellë për publikun kohët e fundit, një sërë botimesh që nuk bazohen tek komercialiteti, por tek sistemi i vlerave. Një botim i tillë është dhe “Lufta pa fund” e Pëllumb Kullës, i cili është një leksion i hapur për studentë, gazetarë, por dhe për intelektualët shqiptarë, për mënyrën se si duhet t’i përkasin shoqërisë.