Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
DASHURI DHE PUSHTET. Nga Rakela te Veronika, një shekull histori italiane. Autor Bruno Vespa

Libra dhe CD / Publicistikë

DASHURI DHE PUSHTET. Nga Rakela te Veronika, një shekull histori italiane. Autor Bruno Vespa

nga UET Press

1.200 Lekë

DASHURI DHE PUSHTET. Nga Rakela te Veronika, një shekull histori italiane. Autor Bruno Vespa . Titulli i librit në origjinal: L’amore e il potere. Da Rachele a Veronica, un secolo di storia italiana. Libri botohet sipas marrëveshjes me shkrim ndërmjet UET Press dhe Arnoldo Mondadori Editore S.p.A., Milano. Libri është pjesë e kolanës Scripta manent. Çmimi 1200 lekë f. 342 Botues UET Press

Përmbajtja

ROMANO DHE SILVIO, FLAVIA DHE VERONIKA HISTORI TË NDËRTHURURA DASHURIE DHE PUSHTETI. Flavia Prodi: garsonierë me tualet në pallatin Kixhi/ Të dashurosh? Por unë nuk e përdor atë fjalë/ Me tim shoq kam qenë edhe disc jockey në radio/ Vishem keq? Përfaqësoj ‘Made in Italy’të nivelit mesatar… / Mendoja se do të kishte një ndryshim brezash/ Do të martohesha përsëri me gruan time sepse jam i dashuruar pas saj/ Berluskoni: I dhashë trëndafil të kuq, ajo qau, unë qava…. / Takimi me Karlan: Vuajmë vetminë… / Përse hoqa dorë nga kumari dhe duhani / Veronika: Kisha ftohtë dhe Silvio më dhuroi një batanije./ Duhej të vinim pikat mbi “i” në jetën tone/ Një alternativë politike për Silvion? Mendoja se në kaq shumë vite… / Vishem si Superman për nipërit e mi/ Veronika: Përpiqem ta ndrydh xhelozinë time…/ Vera e nxehtë në vilën Çertoza / “Letra” Nuk e prisja një jehonë kaq të gjerë / Po, mendova për mundësinë e një ndarjeje/ Familja është qendra e jetës sonë / Dhe në skenë hyn Mikela Brambila…. / Partia e Lirisë? Është trashëgimia ime për italianëtKavalieri mes maçokut Miele dhe dëshirës për t’u hedhur në sulm/ Dhe zgjedhësit janë për “partinë e vetme” / Në PD, Margerita i është bashkëngjitur DS-së /Zgjedhje të menjëhershme /

MUSOLINI, BIGAMI. Ma shpërbleu pak me shpirt, së tepërmi me mish / E plagosi me biçak në kofshën epshore / Befas u ktheva dhe ndesha dy sy të zjarrtë/ Rakele dhe “gruaja” tjetër e Benitos /Ida Dalser dhe Benito i vogël, të shëndetshëm mendërisht, vdiqën në çmendinë / Margerita Sarfati, shpirti i fashizmit / Letrat e Duçes ia shiti një kirurgu plastik / Një grua çdo ditë, çdo pasdite/ Dhe Klareta bërtiti: Është Duçja! / Ajo që e tërheq Duçen është veçanërisht gjoksi / Nuk fjetën kurrë bashkë / Klareta shtatzënë rrezikoi të vdiste/ E çfarë Pompaduri! Ja jeta ime e mjeruar/ Rakele: Jeni zonjë apo zonjushë? / Do t’ju çojnë në sheshin Loreto/ Ama, këmbët i kishte të bukura! 65

DY MBRETËRESHA: NJËRA SHUMË E DASHUR, TJETRA JO. Elena: mbretëresha malësore, grua e përkryerNga ëndrra në megrim/ Dashuroi një kërcimtare dhe u martua me një princeshë / Dhe Maria Xhoze qëlloi me shuplakë aktoren/ Një ngjizje e ndihmuar dhe e parakohshme/ Maria Xhoze e la të shoqin në Portugali dhe parapëlqeu Zvicrën

GRATË E REPUBLIKËS. Aventurat e kujdesshme të Enriko de Nikolës/ Dy trenë të ndryshëm për të dashuruar jashtë shtetit / Dhe profesor Einaudi u dashurua me nxënësen/ Në këtë fletore do të shënosh çdo shpenzim 85Me bastunin në njërën dorë dhe kapelën në tjetrën/ Don Zhuani në Kuirinale/ Deriçka sekrete në rrugën Xhardini/ Laura Senji: Antonio, folmë!/ Puthja e parë në muajin e mjaltit/ Saragati: manushaqe mbi varrin e Xhuzepinës/ Në rrugën Flaminia përgjatë lumit me mobiliet e marra hua/ Leone: Vitoria, kam frikë mos të humbas / Nga dashuria për të, Xhovani mësoi të notonte/ Dhe Kenedi i tha: E kuptoj suksesin e bashkëshortit tuaj / Spiunë nga pas për të kompromentuar çiftin / Një komplot politik kundër Xhovanit / Karla Pertini: Unë e pispillosur si një madonë?/ Atëherë je vërtet Karla që dua/ Xhusepa Kosiga, “qendrushmëria për të munguar”/ Eskorta në vend të motorit/ Mariana Skalfaro, një first lady zonjushë/ Ajo për Bindin, ai për Veltronin/ Franka Çampi: Karlo ishte biond me sy të kaltër/ Shko në Bankën e Italisë. Rrogë e mirë e punë pak/ Sa herë kemi shkuar fshehurazi te Xhovani Paolo II / Ah, ato mbretëresha të mrekullueshme…/ Kur Klio Napolitano zbriti nga makina dhe i humbi gjurmët nga korteu/ Polemika “vulgare” e Dolçe dhe Gabanës/ Mami, shiko nëse është engjëlli mbrojtës poshtë krevatit

DASHURI DEMOKRISTIANE/ 1

NGA DE GASPERI TE MORO E DERI TE FANFANI

De Gasperi: Kur krahët e mi pushtojnë trupin tënd të bukur…/ Dhe Alçide shkroi: Fërgëllima e puthjeve dhe e përkëdhelive të mia…/ Peliçja në burgun e Mantelates/ E dashur Françeska, përse nuk bëhesh manekin? / Dhe Françeska shpërtheu kundër Atë Lombardit / Dhe ajo ia hodhi në zjarr letrën me “tradhtarët”/ Amintore Fanfani, mes Biankarozës dhe Mariapias/ Nuk e kam parë kurrë babanë ta puthë mamanë/ Gafa e Biankarozës, dorëheqja e Amintores/ Mariapia: Goca, Fanfani më kërkoi të martohem me të…. / Po ju ç’bëni këtu? Kam ardhur të martohemMartesë sekrete në 3 të drekës/ Nuk jemi pajtuar me zonjën Mariapia/ Njëzetë e pesë vjet martesë e lumtur/ Eleonora Moro e gjunjëzuar, në heshtje/ Mbërriti një vezë Pashke, menduan se ishte një bombë/ Fëmijët janë të mitë dhe jo të parties/ Njëqind e pesëdhjetë letra dashurie në muaj/ Kur babai imitonte Pikolin, Nenin dhe Fanfanin/ Një pagure konjaku dhe pilula stimuluese e qetësuese / Atë mëngjes babai donte të merrte me vete Lukën e vogël/ Lutem për ata që nga xhelozia, nga poshtërsia, nga frika…

DASHURI DEMOKRISTIANE/ 2. NGA ANDREOTI TE FORLANI DERI TE DE MITA. Andreoti: Ia fsheha sime shoqeje letrat e aktoreve/ E pyeta në varreza nëse donte të martohej me mua/ Është e vërtetë, e harova lindjen e dy fëmijëve të mi/ Pas lajmit të rrëmbimit të Moros, Livia thuajse i humbi ndjenjat/ Kur provova të gatuaj një pëllumb, çfarë katastrofe…/ Ana Maria de Mita, prej pesëdhjetë vitesh në rresht të pare/ Unë isha xheloze. Ai kaluar xhelozit / Çiriako më këndonte në telefon këngë napoletane/ Alma Maria Forlani: Isha 16 vjeç, e pashë dhe rashë në dashuri/ Më shkruante letra të bukura dashurie. Por edhe të miat…/ Mbajeni vath në vesh: postet fitohen dhe humben/ “Shtylla e turpit” e Tanxhentopolit

DASHURITË SOCIALISTE. NGA NENI TE KRAKSI. Sandrokia dhe Pietruçio/ Sandra Milo: Neni më shkroi ‘Ajo është e bukur dhe kurajoze’ / Me Karmenin, një dashuri e madhe dhe e stuhishme/ Heroizmi i Vitorias, brerja e ndërgjegjes së të atit/ Ana Kraksi, gruaja orë e çast e pranishme/ Është një bashkëshort italian. Por histori të rëndësishme, jo/ Moana Poci, grua me kulturë dhe një bombë seksi / Sandra Milo: ‘Betino më pa te Kostanco/ dhe vendosi të më bëjë të tijën…’/ Kam përdorur veten time si ryshfetAnia Pieroni: Nuk isha e preferuara e tij, isha e vetmja/ Kur Stefania më shkuli një vëth…/ E vërteta ime mbi televizionin GBR/ Po është e vërtetë se unë isha e gjithëpushtetshme…/ Na zinte gjumi në tarracë, si dy beduinë/ Më mirë Tanxhentopoli, kështu nuk mendoj për Anian/ Patricia Kazeli, dashuria e fundit e fshehtë, deri në vdekje/ Betino u ul mbi kanape dhe tha: ‘Mori fund gjithçka’ / Nga Meksika shkoi drejt e në Hamamet, me një avion privat/ Në Itali nuk do t’i kisha parë kurrë këto ngjyra, këto perëndime… / Ato poezi të shkruara në pjesën e pasme të fakseve / Para se të vdiste, deshi të përshëndeste peshkatarët/ Zgjata dorën, si për ta shtënë në dorë atë trup

DASHURI KOMUNISTE /1 NGA GRAMSHI TEK TOLIATI DERI TE BERLINGUERI. Gramshi: Për një natë desha të isha vetëm në rolin e të dashuruarit/ Kupola e partisë mbi marrëdhëniet familjare/ Dhe Delio Gramshi tha: Babai ju ka tradhtuar/ Dhe Palmiro i lexonte Nildës Arioston / Rita proletare, Nilde borgjeze/ Ti tani mburresh me jakën e peliçes astrakan të markës Bukara…/ Dhe Nilde e humbi fëmijën e Toliatit/ Stalini: Miqtë nuk e mbrojtën Toliatin/ Vdekja e Toliatit, drama e të birit Aldo/ Dhe baba Longo shpërtheu: Komuniste e varfër shëmtaraqe…/ Martesë e anuluar në San Marino. Pa e ditur / Nga “bigamia” e Terraçinit te sytjenat e Kastelinas/ Berlinguer: Shoqe, të jeni si Maria Gorreti…/ Jeta me Letician, që asnjëherë nuk qe komuniste

DASHURI KOMUNISTE /2. NGA OKETO TE VELTRONI DERI TE D’ALEMA DHE FASINO. Adele Nata dhe dëshpërimin i Alesandros/ Aureliana dhe puthja: Unë dhe Akile të rinj e plot besim/ U martuan me një rekomandim të DC-së…/ Mosmirënjohja karshi Akiles? Hija e Bankos…/ Linda D’Alema: Unë jam e dashuruar me tim shoq / Historia jonë dukej një shoqëri e ndihmës së ndërsjellë…”Kur i ofrova fëmijët për darkë Roberto Beninjit/ Kur e merr rrezikun përsipër, duhet t’i marrësh vetë vendimet/ Mund t’i ndryshohet emri grupit socialist europian / Ana Fasino; Unë Careshë?/ Për të më kërkuar falje më kërkoi të martoheshim/ Nuk jam kukulla e Pieros/ Flavia Veltroni: një Zhaklinë Kenedi italiane? / Valter dhe Flavia kënduan Fratelli d’Italia/ Mirë Valter, por nuk e mohoj historinë e PKI-së/ Nuk e ndjek Valterin sa andej-këtej, por ai i pranon këshillat e mia/ Tetë muaj për reformat institucionale pastaj votimi/ Komunistë, demokristianë? Bota ka ndryshuar…

DASHURI TË MAJTA. NGA BERTINOTI TE RUTELI, DERI TE MARINI. Lela Bertinoti: Mbase ishte më mirë një farmacist…/ Fausto, mes poezive sekrete dhe letrave të shumta të dashurisë/ Si baba nuk ka qenë zbavitës, por si gjysh është/ Xheloze? Më keq akoma. Ai është pronë e imja/ Ajo pulovër e vetme kashmiri, në tregun e vogël të rrugës Sanio… / Do të qëndroja edhe më një qeveri me bazë të gjerë/ Punëtorët e Veriut janë të luajtur nga mendtë e kokës/ Marini: Antipolitika shkon përtej Bepe Grilos/ Luiza: Kur e pashë me kapelën alpine/ Përvjetorin e dasmës e mban mend vetëm pas ngjarjes së Kullave Binjake/ As një qiri nuk mund të blej në Senat/ Ruteli: Barbara, këshilltare personale prej një jete/ Janë martuar dy herë. Dhe që të dyja herët fshehtazi/ Barbara: Kam kushedi sesa licenca për dhënie makinash me qira…/ Unë ëndërroj pjesëmarrjet shtetërore, Françesko liberalizimet / Prej 14 tetorit jam më i lirë…

DASHURI TË DJATHTA. NGA FINI, TE KAZINI E DERI TE BOSI. Daniela Fini: Ndarja u poq ngadalë/ Nuk jam nga Parioli, kjo është garanci, apo jo? / Tragjedia me Serxhon, më pas erdhi Xhanfranko/ Edhe sot, më shumë bëj tifozllëk për Finin sesa për Lacion/ Divorcin e përballuam me qetësi / I dashur Pier, më bëre me dhimbje koke/ Axurra Kaltaxhirone, botuese e suksesshme / Kur Pier e çoi Axurrën në Kuirinale/ Pier është një elefant bujar/ Manuela Bosi, një energji e jashtëzakonshme femërie/ Filmi i martesës së shitur për fushatën elektorale/ Mes Atë Pios dhe Alberto da Xhuzanos / “Ime shoqe është shtylla e jetës sime”

Bruno Vespa ka lindur në Aquila, më 27 maj 1944. Gazetar, ka drejtuar TG1 gjatë periudhës 1990-1993. Nga viti 1996 ka emisionin e tij “Porta a porta”, me natyrë politike e aktuale; emisioni është një nga më të ndjekurit nga publiku italian. Në emisionin e tij, për herë të parë në historinë e televizioneve, ka folur në linjë të drejtpërdrejt telefonike Giovanni Paolo II. Është autor i një numri shumë të madh veprash, të gjitha në krye të listës së botimeve më të shitura dhe që kanë fituar çmimet më të nderuara e popullore në Itali.

Çmime

2011 Çmimin e karrierës/ 2011 “Estense” (për gazetarinë)/ 2004 Bancarella (2004)/ 2000 Saint-Vincent (për televizionet)/ 1979 Saint-Vincent (për televizionet)

Me Shtëpinë Botuese “Mondadori” ka botuar: Telecamera con vista (1993)/ Il cambio (1994)/ Il duello (1995)/ La svolta ( 1996)/ La sfida (1997)/ La corsa (1998)/ Dieci anni che hanno sconvolto l'Italia 1989-2000 (1999)/ Scontro finale (2000)/ La scossa (2001)/ RAI, La grande guerra (2002)/ La Grande Muraglia (2002)/ Il Cavaliere e il Professore (2003)/ Storia d'Italia da Mussolini a Berlusconi (2004)/ Vincitori e vinti (2005)/ L'Italia spezzata (2006)/ L'amore e il potere (2007)/ Viaggio in un'Italia diversa (2008)/ Donne di cuori (2009)/ Nel segno del Cavaliere (2010)/ Il cuore e la spada (2010)/ Questo amore (2011)/ Il palazzo e la piazza (2012). Së shpejti në librari edhe libri i tij i fundit “Sale, zucchero e caffè. L'Italia che ho vissuto: da nonna Aida alla Terza Repubblica”

Në libër do të gjeni komplimente të bukur e të pakrahasueshëm, por edhe mosmarrëveshje, tensione, martesa të mbaruara keq, divorce, anulime martesash nga “Sacra Rota”, të dashura që kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në jetën private dhe publike të burrave që kanë udhëhequr Italinë në shekullin e fundit. Ky libër i Bruno Vespës është krejtësisht i ndryshëm nga ai i shumë të tjerëve për një arsye të thjeshtë: nuk tregon prapaskenën e politikës (që gjithsesi, nuk mungon), por prapaskenën e shpirtit. Do e gjeni në një varg ngjarjesh të pazbulura më parë deri më sot ose të nxjerra nga pluhuri i harresës. Sa nga ne e dinin që Musolini ndoshta ishte bigam? Që Umberto i Savojës dashuronte këngëtaren Milly? Që Francesco Cossiga e ka fituar anulimin e martesës së tij vetëm pas shtatë vite investigimesh?

Një shekull i historisë së Italisë me sytë e dashurisë! Një portret i pabotuar më parë i pushtetit, shkruar nga Bruno Vespa në mënyrë të drejtpërdrejt e gjuhë emocionuese.

“Me këtë libër, UET Press po u hap një dritare të re lexuesve të saj. Në faqet e tij do të shihni burra shteti jo me mantelin e pushtetit, por të dashurisë dhe, pse jo, edhe të nevojave e dëshirave të tyre si qenie të zakonshme humane. Falë mjeshtërisë tregimtare të Bruno Vespës kemi mundësi t’i njohim ndryshe, t’i gjykojmë, të vazhdojmë t’i duam apo përkundrazi, t’i zbresim nga piedestalet që u kishim ndërtuar. Libër që duhet lexuar.“ Valbona Nathanaili