Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Matematika ime

Artikuj për Fëmijë / Libra për Fëmijë

Matematika ime

nga Botime Sara

400 Lekë

  • Paketa "Matematika ime" është botimi më i ri i Shtëpisë Botuese "SARA". Së bashku me paketën "Një abetare ndryshe" ato përbëjnë kompletin e duhur për përgatitjen e fëmijve 5-6 vjecare për klasen e parë.
  • Hartimi i kësaj pakete u mbështet në programin e kopshtit për fëmijët 5-6 vjecarë dhe në programin orientues për klasat pregatitore,të hapura pranë shkollave 9 vjecare. Brënda saj, gjenden 36 libertha te vegjel,ne te cilet trajtohen konceptet baze te matematikes per femijet parashkollore.
  • Ndertimi i cdo liberthi eshte bere ne mënyre të tillë fëmijët t'i mësojne dhe ti përvetësojne konceptet matematikore nëpermjet veprimtarive konkrete, lojerave, situatave problemore,vizatimeve,ngjyrosjeve,ushtrimeve zbavitese,problemave te thjeshta etj.
  • Ne mesimin e cdo koncepti eshte ndjekur,ne vija te pergjithshme,e njejta procedure,ne menyre qe femijet ta kene me te lehte zoterimin e tyre, por duke i lene hapsire edhe specifikave qe ka cdo grup konceptesh.
  • Fletët e punës janë renditur sipas linjave kurrikulare që ka matematika e parashkollorit:
  • Numri dhe veprimet me te;
  • Gjeometria dhe orientimi në hapsirë;
  • Matja;
  • Modele,mardhënie dhe funksione;
  • Mbledhja e të dhënave.
  • Libri mund te plotësohet me lapustila,stilolapsa,bojëra uji,lapsa druri me ngjyra etj..pasi ne momentin kur behet palosja, pjesa e shenjave gjendet ne pjesen e tij te brendshme.
  • Si në rastin e paketes"Nje abetare ndryshe",edhe ne paketen "Matematika ime" nuk eshte vendosur emri i ndonje autori.Kjo,per arsyen e thjeshte,qe autor i saj te jete vete femija.Ne kopertinen e cdo liberthi eshte lene hapsira ku ai te shkruaje emrin dhe te vendose logon e krijuar prej tij.
  • Brenda paketës,jepet modeli i një libërthi te plotësuar dhe të palosur.