Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Vendburimet e mineraleve të dobishme jometalore dhe kërkimi i tyre

Libra dhe CD / Libra Teknikë

Vendburimet e mineraleve të dobishme jometalore dhe kërkimi i tyre

nga Grepi Outlet

1.000 Lekë

Titulli Vendburimet e mineraleve të dobishme

jometalore dhe kërkimi i tyre

Autor Prof. dr. Agim TËRSHANA

Grupi i përgatitjes Prof. dr. A. SERJANI, dr. T. DEDA,

për ribotim dr. Gj. LEKA, B. KOÇI, D. DEDA

Redaktimi Prof. dr. Afat SERJANI

profesional i tekstit Dr. Tonin DEDA

Redaktore letrare Voltiza PRENDI

Punimi i figurave Dr. Gjovalin LEKA

Bilal KOÇI

Design Florion SERJANI

Kopertina Elvira Çiraku

Ky ribotim është realizuar nga shoqëria “R&T Group” Fondacioni EDS Sjell “Vendburimet e Mineraleve të Dobishme Jometalore dhe Kërkimi i Tyre” të Prof. Dr. Tërshanës FALAS për studentëtFondacioni EDS vjen me projektin e rradhës, i cili synon ti vijë në ndihmë studentëve. Libri “Vendburimet e Mineraleve të Dobishme Jometalore dhe Kërkimi i Tyre”, nga Prof. Dr. Agim Tërshana ribotohet për të gjithë studentët e specialitetit inxhinier gjeolog. Por jo vetëm. Ky libër është një burim i vyer informacioni për të gjithë ata gjeologë prodhimi, që punojnë në kërkimin dhe zbulimin e vendburimeve të mineraleve të dobishme. Në hartimin e këtij teksti është shfrytëzuar përvoja shumëvjeçare e autorit, e punonjësve të Shërbimit Gjeologjik dhe e atyre të teknologjisë së pasurimit e përdorues të industrisë së materialeve të ndërtimit, kimisë zjarrduruese etj., lidhur ngushtë me të rejat bashkëkohore. Ky tekst, sistemon e përgjithëson njohuritë themelore mbi shumicën e mineraleve të dobishme jometalore që njihen sot. Duke menduar për studentët, Fondacioni EDS e ofron këtë libër FALAS. Në këtë mënyrë, ne duam që të sjellim më pranë tyre literaturën shkollore pa asnjë pagesë, duke i dhënë të rinjve mundësinë që të përqëndrohen vetëm tek studimet. Kjo është një nga inisiativat e marra nga Fondacioni EDS në mbështetje të të rinjve. Kontrolloni faqen tonë http://www.eds-fondation.org/ për të mësuar më shumë mbi projektet tona të ardhshme.