Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
E fiksuar pas dyqaneve

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

E fiksuar pas dyqaneve

nga Shtepia Botuese Dituria

800 Lekë

Autori: Sophie Kinsella

ISBN 978 - 99927 - 59 - 77 - 6

Beki është një gazetare që jep këshilla për kursime dhe investime të sigurta në një gazetë të njohur londineze. Është e këndshme, plot fantazi dhe e vendosur. Por ka një pasion të shfrenuar: dyqanet! Aq të shfrenuar sa i është shndërruar në një sëmundje, që e nxit të blejë veshje, sende zbukurimi, kozmetike, por edhe ëmbëlsira, veshje të brendshme dhe orendi shtëpiake... Blerja për të “është si dielli i mëngjesit, si drita e ditës së re, si çastet më kulmore të seksit.” Kjo pasi në çdo dyqan apo supermarket, në çdo katalog shitjesh, gjendet gjithmonë për Bekin, rasti i shumëpritur, objekti i parezistueshëm pa të cilin nuk bën dot. Del nga shtëpia për të blerë një litër qumësht dhe kthehet me golfin e radhës, e bindur që ka vërtet nevojë; vitrinat e magjepsin, mbishkrimi ULJE ÇMIMESH e drithëron. Vetëm se paskëtaj duhet të përballet për tmerrin e saj me kartën e kreditit që ka mbaruar. E fiksuar pas dyqaneve është një roman rrezëllitës, shpotitës dhe i mprehtë, i ndërtuar me situata sa paradoksale aq edhe të njohura në jetën e secilit prej nesh.