Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura
Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura Krijesa të bukura

Libra dhe CD / Letërsi për Fëmijë

Krijesa të bukura

nga Botime Pegi

1.000 Lekë

Titulli: Krijesa të bukura

Titulli në origjinal: Beautiful Creatures

Autor: Kami Garcia & Margaret Peterson

Përktheu: Anxhela Çikopano

Zhanri: Roman

Data e botimit: Nëntor, 2013

Numri i faqeve: 570

Romani “Krijesa të bukura” është një roman për të rinj dhe adoleshentë shkruar nga dy autore Kami Garcia dhe Margaret Peterson (Stohl), ai është libri i parë i sagës “Kronikat e Frymëtorëve”.

“Krijesa të bukura” është botuar në 50 vende të botës dhe përkthyer në 39 gjuhë.

Etan Uejt është një djalosh shtatëmbëdhjetëvjeçar, që jeton në një qytezë të humbur e të mërzitshme amerikane me emrin Getlin dhe ëndrra e tij më e madhe është të largohet sa më shpejt që të jetë e mundur prej atij qyteti, ku nuk ndodh kurrë asgjë, ku njerëzit njohin njëri-tjetrin dhe historitë përkatëse njësoj si xhepat e tyre.

Etani përndiqet në ëndrra e tij nga figura e një vajze që çuditërisht shumë shpejt do të materializohet në realitetit. Lina Dukein do të ndryshojë rrjedhën e jetës së Etanit, por dhe të të gjithë Getlinit provincial. Ajo është krejt ndryshe nga njerëzit e tjerë, është e pajisur me fuqi të mbinatyrshme, të cilat shpesh nuk arrin t’i kontrollojë. Është pjesëtare e një familjeje jashtë të zakonshmes, Frymëtorëve që kanë fuqi magjike dhe yshtëse, por që janë të kushtëzuar në zgjedhjet e tyre të jetës. Sipas një mallkimi të lashtë, në vitin e gjashtëmbëdhjetë të jetës së tyre, Frymëtorët thirren nga Drita, ose nga Terri. Lina Dukein pret me ankth datëlindjen e saj, dashurohet me Etanin marrëzisht dhe që të dy përpiqen me të gjithë mënyrat të zbulojnë dhe të zhbëjnë këtë magji. Përplasja me të Keqen nuk do të jetë aspak e lehtë.