Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Dashuri 14

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Dashuri 14

nga Shtepia Botuese Dituria

1.000 Lekë

Autori: Federico Moccia
ISBN 978-99943-46-82-0

Karolina. Një vajzë 14-vjeçare dhe e gjithë bota e saj, eksperiencat e para, ëndrrat e para si vajzë e rritur. Marrëdhëniet me prindërit, vështirësitë në shtëpi, paratë që nuk mjaftojnë kurrë. Dhe pastaj, më në fund motorinoja, e arritur pas aq përpjekjesh. Një vëlla më i madh, që ende s'ka gjetur rrugën e tij. Një motër, që ka humbur dëshirën për të ëndërruar dhe e zhgënjyer. Por Karolina është e fortë, gazmore dhe plot fantazi. Pastaj, kur je katërmbëdhjetë vjeç, çdo gjë ndryshon me shumë lehtësi. Dhe ja dita e parë e shkollës, një klasë e re dhe në një shkollë tjetër. Frikë dhe ndrojtje, dëshira për të qenë e madhe. Mikeshat e reja: ato simpatiket dhe ato antipatiket. Dhe dëshira për të qenë e dashuruar, për të jetuar gjithçka ka dëgjuar nga gjyshja e saj, të cilën e adhuron. Karolina dhe vështrimi i saj i kaltër. Karolina dhe një ëndërr, që bëhet realitet. Karolina është gati të jetë e lumtur.