Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Dashnori

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Dashnori

nga Shtepia Botuese Dituria

350 Lekë

Autori: Marguerite Duras
ISBN 99927-47-62-5

Një ditë tashmë isha e moshuar. Kështu zë fill rrëfimi i Duras. Indokina e viteve ’30, rrugë të etura për jetë, kundërmim shiu dhe jaseminësh, dashuri midis një pesëmbëdhjetëvjeçareje franceze dhe një miliarderi kinez. Një rrëfim i gjatë, që përball të kaluarën, ekonomikisht dhe emocionalisht të varfër, në dallgët e një kujtese të paharrueshme dhe me një rrëfim, që përzien vetën e parë dhe të tretë, në të tashmen dhe në të kaluarën e afërt, që përshkruan distancën në kohë, kthimin e befasishëm prapa, kujtimet mbytëse dhe të pashlyeshme, ndjenjat. Rrëfim pasionant, me një intensitet të jashtëzakonshëm, fjalë të pakta por të forta, historia e zbulimit të dashurisë nga një vajzë, një histori e jetuar në një moshë të ëmbël, e zbulimit të seksit me dashnorin e saj kinez. Familja, veçanërisht e ëma, është gjithmonë e pranishme në mendimet dhe veprimet e saj, të mbyllura në një dëshpërim të heshtur. Dashnori është një udhëtim i shkrimtares, që rijeton fëmijërinë e saj indokineze, varfërinë, dashurinë për vëllanë e vogël, urrejtjen për vëllanë e madh, një kujtim i depërtueshëm i lidhjeve të ftohta dhe të këputura me të ëmën... por mbi të gjitha... historia e një dashurie absolute, që shkon përtej diferencës së moshës, racës dhe shtresës sociale, por që është e detyruar të marrë fund për shkak të këtyre pengesave të pakapërcyeshme. Autorja tejkalon vetveten në këtë roman me sublimitetin e frazave dhe diskutimeve të saj, të cilat, siç do të pohonte vetë ajo kanë një bukuri tmer