Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Shtëpia e mistereve

Libra dhe CD / Libra praktikë

Shtëpia e mistereve

nga Botimemax

600 Lekë

E dërrmuar nga divorci dhe e lodhur nga jeta e saj si mjeke në Paris, Paskalë Fontaneli vendos të rikthehet në Peirol, atje ku ka kaluar fëmijërinë. Babai i saj, i cili po bëhej gati ta shiste pronën familjare, e kundërshton me forcë këtë vendim të vajzës.

Por a mund ta shpjegojnë këtë reagim të menjëhershëm vdekja midis flakëve e gruas së tij të parë dhe depresioni i nënës së Paskalës? Sidoqoftë, me këmbëngulje, gruaja e re shkon në shtëpinë e vjetër me bindjen e plotë për ta rindërtuar atje jetën e saj. Por, shumë shpejt, kujtimet e saj të bukura vijnë e ia trazojnë ca ngjarje të çuditshme. Kopshtari, një burrë me sjellje të habitshme, nuk pranon për kiamet të largohet nga prona.

Edhe fqinjët kujtojnë ca histori fort të turbullta lidhur me Fontanelët. Pa folur për atë librin e shtëpisë me përmbajtje shpërthyese, që Paskala e gjen në hangar... Ç'është Peiroli - vendi i shtëpisë prindërore - burg apo parajsë? Një vend i mahnitshëm, por edhe misterioz, me një heshtje të frikshme e që ndryn brenda vetes kujtime të çuditshme. Çfarë mund të ketë ndodhur atje? Çfarë misteresh të tjera i fsheh shtëpia prindërore Paskalës? Ajo, me dëshirë dhe kokëfortësi, nuk do të tërhiqet para se ta marrë vesh gjithë të vërtetën...