Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Engjëlli heshtte

Libra dhe CD / Libra praktikë

Engjëlli heshtte

nga Botimemax

300 Lekë

Ngjarjet e romanit zhvillohen në Gjermaninë e pasluftës. Disa ditë pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ushtari gjerman Hans Shnitcler, i cili kishte dezertuar falë dokumenteve të rreme, kthehet në qytetin e tij të lindjes, që ishte rrënuar pas bombardimeve. Ndërsa kërkon krodhe buke për të mbajtur frymën gjallë, provon si humanizmin, ashtu edhe mizorinë e interesit vetjak, të zbukuruar me një lloj morali fals.

Hansi mban veshur pallton e një shoku të vdekur, të cilën përpiqet t'ia kthejë vejushës së tij, pa e ditur që në pallto ndodhet edhe një amanet. Shpejt ai mplekset në një intrigë të rrezikshme në lidhje me amanetin. Ndërkohë, ai fillon një romancë dashurie me një grua tjetër të dëshpëruar. Që të dy janë në kërkim të identitetit dhe një të ardhmeje në qytetin e rrënuar...

Në roman, Bëli rreh të tregojë për ekzistencën e njeriut në orën zero.