Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Jo sa i mirë je, sa i mirë kërkon të jesh

Libra dhe CD / Libra praktikë

Jo sa i mirë je, sa i mirë kërkon të jesh

nga Botimemax

300 Lekë

Pol Ardeni është quajtur shpesh si një krijues gjenial, edhe pse nga ata të pashtrueshmit. Pas tetëmbëdhjetë viteve të vrullshme në fushën e reklamave, më 1977-ën ai gjeti Alma Metërin e tij te Saatchi & Saatchi, ku punoi për pesëmbëdhjetë vjet.

Gjatë kohës që ishte në detyrën e drejtorit ekzekutiv për krijimtarinë, atij i takoi merita kryesore për disa nga fushatat më të suksesshme reklamuese - ku përfshihen British Airways, Silk Cut, Intercity and Fuji - dhe sloganet e famshme si "Makina në krye është Tojota" dhe "The Indipendent - Ajo është...! Ti je?"

Tani Pol Ardeni drejton Arden Sutherland-Dodd, një firmë prodhimi filmash në Londër. Pak a shumë rreth gjashtëdhjetë vjet më parë, Zoti, për të shtyrë kohën, krijoi një njeri prototip me një mendje që s¿e njihte hilenë, si ajo e Eduart Lirit. Por, kur pa se ç'mund të bënte një mendje e tillë, ai e prishi shpejt e shpejt baltën dhe e flaku tutje. Rezultat i vuajtjeve të tij ishte Pol Ardeni.

Brilant, i keq, magjepsës, i rrëmbyer dhe krejt jashtë orbite. Origjinal, me energji të jashtëzakonshme, i bekuar me një gjenialitet krijues të përzier me një gjykim të shëndoshë, që... vetëm të shëndoshë s'mund ta quash.

Roger Kennedy - Saatchi & Saatchi.

"Jo sa i mirë je..." është një udhërrëfyes mjaft konciz për sendërtimin e vetes tënde "një bibël xhepi" për të talentuarit dhe për ata që ngurrojnë ta bëjnë të pamendueshmen të mendueshme, apo të pamundurën të mundur.

Pas disa dhjetëvjeçarësh në krye të njërës prej industrive me më shumë rivalitet, Pol Ardeni ofron njohuri për çështje të tilla, si dobitë e të qenit i paduruar apo pse shpesh është më mirë të gabosh se sa të kesh të drejtë. Ai u jep përgjigje origjinale dhe logjike pyetjeve të përditshme. Shumica e tyre duken mjaft të thjeshta kur lexon librin, por a nuk janë të gjitha pyetjet të thjeshta kur ju i dini përgjigjet?

Çfarëdo që të jesh: një njeri që e ke lënë shkollën, që je punësuar atje ku ke dashur apo je bërë drejtor administrate, ky libër është jashtëzakonisht i çmuar për këdo që synon suksesin.