Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Udhëtari i Natës

Libra dhe CD / Libra praktikë

Udhëtari i Natës

nga Botimemax

300 Lekë

"Udhëtari i natës" është një roman mbi drejtësinë që njeriu duhet t'i kthejë njeriut. E gjithë vepra ngjan si një fluturim dallëndyshesh mbi barbarinë e një shekulli që ende nuk ka mbaruar.

Një specialist i kafshëve dhe shpendëve shtegtarë shkon në qendër të shkretëtirës sahariane për të pritur atje kalimin e dallëndysheve. Në këtë pritje në mes të shkretëtirës, ai njihet dhe mrekullohet nga urtësia e mençuria e popullit taxhil, duke e bërë të vetën diturinë e udhërrëfyesit të tij vendas, Xhibrilit. Aty, heroi i romanit, rrëfyesi, njihet me tipa të ndryshëm njerëzish, me të cilët këmben përshtypjet e tij mbi jetën dhe, më tej, mbi luftërat dhe vdekjen, për të cilat ai ka menduar gjatë gjithë jetës së tij prej udhëtari të pasionuar.

Por këtyre njerëzve të izoluar të shkretëtirës ai do t'u tregojë edhe histori nga pjesa e tjetër e botës, nga ajo pjesë ku bie një sistem dhe ngrihet një tjetër, ku bëhet luftë dhe njerëzit kanë marrë arratinë si kafshët.

Dhe kështu, histori pas historie, rrëfim brenda rrëfimit, romani ka tërheqjen dhe atmosferën e ngrohtë të një mbrëmjeje të freskët rreth një zjarri bubulak.