Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Vajza që braktisa

Libra dhe CD / Libra praktikë

Vajza që braktisa

nga Botimemax

300 Lekë

Për Joshiokën, kuturisja e një nate me Micun naive dhe të brishtë është pa asnjë të ardhme. Ai e braktis dhe shqetësohet vetëm si të çajë në jetë. Por pas disa vitesh, pak nga pak, nuk i shqitet mendimi për ta takuar përsëri. Ai do ta kërkojë në mbarë Tokion dhe do të zbulojë fatin e saj tragjik.

Unë i hipa trenit pa i thënë mirupafshim, pa i bërë shenjë me dorë. Dëgjova zërin e saj të thërriste diçka prapa shpinës sime - kur do të shihemi përsëri? - por dyert u mbyllën para se ajo ta mbaronte fjalinë. Atëherë treni u nis ngadalë; duke u kthyer nga dritarja, ndjeva një gëzim mizor; Micu, me gojën hapur, mosbesuese, ecte me hapa të vogla dhe të shpejta përgjatë platformës, njërën dorë të ngritur lart, përgjysmë.