Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Viktima të kuzhinës

Libra dhe CD / Libra praktikë

Viktima të kuzhinës

nga Botimemax

400 Lekë

Një novelë e shkruar me shumë mjeshtëri, një tregim melankolik i tragjedisë dhe mohimit.

Një histori që katër gra të brezave të ndryshëm, njëra prej të cilave vuan një dhunë të papërshkrueshme seksuale.
E teksa vajza e vetme e familjes përgatitet për të nisur jetën e saj si e rritur, një sërë kujtimesh të së shkuarës mbi atë dhe nënën e saj, shpalosen dalëngadalë .

Një e fshehtë rrëqethëse e jetës së tyre, që hedh dritë mbi dhunën dhe dashurinë që çoi në rritjen e tyre si individë dhe pjesë e familjes.
Gjithë ngjarjet pasqyrohen në kuzhinë, ku aromat erëmira të gatimit shtëpiak, shërbejnë si një alegori e rrallë e barrës së tejdukshme që ajo familje ka ngritur midis një bote imagjinare mbi edukimin dhe dashurinë, dhe botës se paimagjinueshme të dhimbjes dhe abuzimit.

Kjo novelë e pazakontë afrikano-jugore vjen te lexuesi e treguar shkurt, por që të bën të mendosh gjatë, nga dy tregimtaret që flasin në vetë të parë; Izabela dhe vajza e saj, Morgana.

Pjesët që përshkruajnë eksperiencat e nënës së Izabelës, Ruthit, dhe gjyshes së saj, Glorias, tregohen në vetën e tretë. Ky libër tregon historinë e një familje, parë nga këndvështrimi injë gruaje.

Është një histori plot ankth ¿ në fillim të novelës mësojmë se Gloria shpesh herë përpiqet të kryejë vetëvrasje ¿ dhe në fund të saj shfaqet e fshehta e kobshme e familjes së saj.
Që në vegjëli, Izabela përdhunohej nga gjyshi I saj, Frenki, dhe gjyshja e saj Gloria kishte qenë një bashkëpunëtore e heshtur e veprës së tij.

Libri "Viktimat e kuzhinës" zbulon një ngjarje të harruar prej vitesh, por që ndërkaq ka lënë gjurmë të pashlyeshme në jetët e katër grave që u përkasin katër brezave të ndryshëm. Pra, janë katër zëra që formojnë një kuadrat të rrethuar nga korniza e mjegullt dhe bukuritë natyrore të Gadishullit të Kepit.

Gjithçka zhvillohet në një ditë të vetme, kur Izabela përgatitet për festën e lamtumirës të vajzës së saj.
Largimi i shpejtë i së bijës së vetme bëhet shkak për të kujtuar një mori ngjarjesh. Rrëfimet për kujtimet e katër grave, më së shumti ndodhin në kuzhinë, që është edhe zemra e shtëpisë. Pikërisht aty, aroma e ushqimit të gatuar shpesh krijon një perde tymi të hollë për abuzim dhe mohim.