Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Të gjithë dashnorët kanë frikë

Libra dhe CD / Libra praktikë

Të gjithë dashnorët kanë frikë

nga Botimemax

400 Lekë

Një roman i shkruar me një mjeshtëri të rrallë, ku shpaloset jeta e një muzikanteje, e një artisteje me tërë përmasat e saj sa njerëzore, aq edhe tragjike.

Ajo qëndronte e mbledhur kruspull, me gjunjët në mjekër, mes erës që frynte, mbi rërën e lagur të zbaticës, larg, para vilave mbi pritë. Mund të kalonte orë të tëra para dallgëve, mes poteres, e përpirë në ritmin e tyre si në shtrirjen e hirtë përherë e më të zhurmshme dhe më të pafundme të detit.

Një roman që të fut në mendime për jetën dhe njerëzit, një roman që nuk shlyhet nga kujtesa.