Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Si të kujdeseni për fëmijën tuaj

Libra dhe CD / Libra praktikë

Si të kujdeseni për fëmijën tuaj

nga Botimemax

2.500 Lekë

Udhëzues me ilustrime për kujdesin mjekësor të prindërve ndaj fëmijëve

Çdo prind dëshiron të ketë sa më shumë njohuri për ankesat e zakonshme të fëmijëve. -Si të kujdeseni për fëmijën tuaj- mbulon më shumë se 100 probleme shëndeti dhe simptoma të ndryshme. Është një udhëzues që mund të përdoret edhe në raste krize.
Mjafton të shfletoni librin, të lexoni për simptomën që shfaq fëmija dhe do të gjeni një shpjegim të plotë të shkaqeve, sa serioz është problemi dhe si mund tia lehtësoni shpejt simptomat e fëmijës suaj në shtëpi.
Diagramet janë të lehta për tu kuptuar dhe ju japin udhëzime të qarta, madje edhe për rastet kur duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku.

Përveçse jep shpjegime për dëmtimet e zakonshme, alergjitë, sëmundjet e fëmijërisë dhe shqetësimet e përditshme, ky vëllim i ri, i zgjeruar dhe i përmirësuar, ofron informacionin më bashkëkohor mbi çështjet e rëndësishme të shëndetit, duke përfshirë ato që duhet të dini për sa i përket:

* Vaksinimit të fëmijës.
* Përdorimit të ilaçeve antidepresivë dhe medikamenteve të ndryshme.
* Obezitetit në periudhën e fëmijërisë dhe mbajtjes së fëmijës suaj në peshë të shëndetshme trupore.
* Zhvillimeve më të fundit shkencore, si testimet gjenetike etj.
Profesional, i kuptueshëm dhe i mbushur me këshilla të sigurta, kjo kryevepër duhet të jetë në bibliotekën e çdo familjeje.