Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Atentati

Libra dhe CD / Letërsi e Huaj

Atentati

nga Shtepia Botuese Dituria

400 Lekë

Autori: Harry Mulisch
ISBN 99927-31-26-5

Dhjetor 1945. Franca është çliruar, luftohet në territoret e Rajhut të Tretë, por Holanda, për një gabim strategjik të aleatëve, vuan ende nën pushtimin nazist. Ndërsa përshkon me biçikletë një zonë të qetë banimi të Haarlemit, një polic kolaboracionist, Fake Ploeg, i njohur për mizoritë e tij, vritet dhe trupi i tij transportohet përpara shtëpisë së familjes Stinuik. Fundi i Plegut është dhe fundi i Stinuikëve, viktima të pafajshme të një masakre shtazarake. I vetmi që shpëton është Antoni, fëmija më i vogël, që do të mbartë për gjithë jetën gjurmët e pashlyeshme të kësaj tragjedie. Nga Atentati e tutje rrëfehet historia e Antonit që, i vendosur të presë çdo lidhje me të kaluarën, i kthen krahët asaj. Por e kaluara është gjithmonë e më shpesh e pranishme në jetën e tij, thuajse duke qesëndisur me pyetjen këmbëngulëse: Përse kufoma e kolaboracionistit, në atë mbrëmje të tmerrshme të 1945, u postua mu përpara shtëpisë së tij? Mirësi e cinizëm, lojë e fatit dhe rastësi e pashmangshme, zbulohen pas dyzet vjetësh në epilogun e ngjarjeve, duke vizatuar një pamje të asaj lufte të egër dhe, pa fjalë, të pakuptim.