Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Romanet e shekullit XX

Libra dhe CD / Libra praktikë

Romanet e shekullit XX

nga Botimemax

1.000 Lekë

Libri 50 ROMANET E PASHMANGSHME TË SHEKULLIT XX paraqet një vështrim tërësor të romaneve më të shquara të shekullit të fundit.

Në këtë përmbledhje me 50 romanet më të famshme të shekullit XX, përfshihen edhe veprat e 13 shkrimtarëve nobelistë.
Çka e përbën risinë dhe suksesin e romanit? Po aktual dhe të denjë për tu rilexuar Çduhet të dimë, që të arrijmë ta kuptojmë Nga Uliksi i Xhejms Xhojsit tek
Ujku i stepave i Herman Heses, duke kaluar nëpër Në rrugë të Xhek Keruakut, libri 50 romanet e pashmangshme të shekullit XX paraqet një vështrim tërësor të romaneve më të shquara të shekullit të fundit.

Të lexosh romane, do të thotë të lexosh gënjeshtra!, ngrinte zërin më 1689 prifti zviceran Gotard Haideger, përballë valës përherë në rritje të romaneve të botuara, ku psherëtimat, dashuritë dhe betejat ishin paraqitur pambarimisht më mirë se lutjet dhe meditimi fetar.
Por kundërshtimet moralizuese kishin shumë pak efekt. Tashmë njerëzit lexonin përherë e më shumë dhe nuk kishin ndërmend ti linin të tjerët tu impononin leximet e tyre. Dhe romancierët u bënë pak e nga pak më të vetëdijshëm për rëndësinë dhe vlerën e tyre dhe shumë shpejt, romanet e tyre filluan të tregonin histori të një natyre tjetër, shumë më ambicioze dhe kërkuese.