Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Midis zhgënjimit dhe mitit

Libra dhe CD / Libra praktikë

Midis zhgënjimit dhe mitit

nga Botimemax

300 Lekë

Kjo përmbledhje esesh, skicash dhe artikujsh s'është veçse një përpjekje imja për të kuptuar, ose përshkruar, neurozën post-traumatike të Amerikës, e ndoshta të mbarë Perëndimit, pas tronditjes kapitale të 11 shtatorit.

Sulmet terroriste ndaj World Trade Center dhe Pentagonit, të përcjella e të amplifikuara me miliona herë nga televizioni, u shndërruan sakaq në një narrativë themeluese për shekullin XXI e në mit të origjinës për një botë të re e të ashpër, që ndoshta askush nuk e ka mirëpritur.

Administrata e presidentit George W. Bush që i kish fituar zgjedhjet e vitit 2000 në një klimë krejt tjetër e në vazhdën e indinjatës amerikane për aventurat seksuale të presidentit të mëparshëm Bill Clinton u kap e papërgatitur ndaj këtij zhvillimi; mbarë Amerika u kap e papërgatitur. Pati një të krisur në rendin e sendeve...