Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Muaji i mjaltit

Libra dhe CD / Libra praktikë

Muaji i mjaltit

nga Botimemax

900 Lekë

Kur agjenti i FBI-së, Xhon O'Hara, u takua për herë të parë me Nora Sinklerin, ajo iu duk gruaja ideale. Nora kishte një karrierë të mirë, ishte tërheqëse dhe seksi - çdo gjë që një grua duhet të ketë për t'u quajtur e mrekullueshme. Ajo jo vetëm i tërhiqte burrat, por bënte edhe më shumë se kaq: i robëronte ata. Nora kishte punuar shumë për të pasur atë lloj jete dhe, për asnjë arsye në botë, nuk do të hiqte dorë.

Po pse FBI-ja është aq e interesuar për zonjushën Sinkler? Burrave të jetës së saj iu ndodhin vazhdimisht gjëra të çuditshme. Kur agjenti O'Hara afrohet më shumë me Norën, ai sheh diçka të rrezikshme tek ajo, diçka që e josh dhe, njëkohësisht, e frikëson. Sa më shumë kohë kalon më të, aq më pak është në gjendje të kuptojë nëse po punon për vendosjen e drejtësisë, apo po ndjek idenë e tij fikse fatale.

Me tërheqjen e tij të parezistueshme, romani "Muaji i mjaltit" është fabula e nxehtë dhe drithëruese e një gruaje me një oreks të paparë, si dhe e burrave që guxojnë të çmenden për të.

Në romanin e tij më të frikshëm dhe seksi që ka nxjerre deri tani, Xhejms Petërsoni shfaqet si shkrimtari më i mirë i romaneve dramatike në botë.