Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Nuk kemi lindur për të vuajtur

Libra dhe CD / Libra praktikë

Nuk kemi lindur për të vuajtur

nga Botimemax

400 Lekë

Kur të mbërthen dhimbja, nuk duhet as t'i shmangesh dhe as ta luftosh, por duhet të dorëzohesh para saj, t'i hapësh udhë. Duke e vëzhguar pa dashur ta shpjegosh, ta përjetosh pa u munduar ta flakësh tej, sikleti do të largohet vetë, pasi të na ngulitë mesazhin e tij të thellë, në mënyrë që të rilindim dhe ti japim kuptim jetës sonë. "Kur dhimbja më kaplon, - shpjegon Raffaele Morelli, - përpiqem të mos flas me vete, të them dhe rithem pareshtur: S'duhet të shkonin gjërat kështu. Nuk bëj kurrfarë autokritike, madje as nuk rrekem të mendoj se si ta ndreq diçka që pandeh se më ka lënduar.

E përqendroj vëmendjen te dhimbja, pa iu kundërvënë dhe, kudo që të ndodhem, e lë të më rrokë në krahët e veta. Përpiqem ta ndiej sa më shumë praninë e saj, të vërej se në cilën pjesë të trupit mëshon më tepër. Duhet prishur skema: vuaj për shkak të diçkaje që ka ndodhur, për shkak të atij që nuk është më, për shkak të punës sime. E kam të qartë si dritën e diellit: sa më shumë ta kërkoj shkakun e dhimbjes, sa më shumë përpiqem ta shpjegoj atë, ta kuptoj, ta ndreq, aq më shumë vuaj."

Me një gërshetim joshës të mençurisë dhe ngjarjeve nga jeta reale, autori ofron një këndvështrim mbi mënyrën se si mund të kapërcehet vuajtja.

Për të mësuar "të vuash mirë" dhe për të dalë i përtërirë nga çdo përvojë e hidhur.