Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Arkeologjia e Mëngjesit

Libra dhe CD / Art - Arkitekturë

Arkeologjia e Mëngjesit

nga Shtepia Botuese Dituria

1.000 Lekë

Autori: Gëzim Qëndro
ISBN 978-9928-103-56-7

Studimi i periudhës së artit modernist të Kosovës, të përfaqësuar në rastin e këtij botimi nga vepra e prof. Rexhep Ferrit, njërit prej artistëve më të shquar modernistë shqiptarë, të kujton pikërisht një lloj arkeologjie të mëngjesit (një mëngjes që për ta kuptuar duhet të rrëmosh thellë nëpër terrin e kohërave). Togfjalëshi i titullit dukshëm është edhe njëfarë tautologjie e metaforës së Bernardit të Shartrës, sepse bart në vetvete tensionin e skajshëm semantik të paradigmës moderniste: ajo u shfaq si mëngjesi vezullues i një lloji të ri, pas shumë të tjerëve mbi të cilët kishte rënë muzgu e që tashmë ishin kyçur përgjithmonë në sarkofagun e historisë. [...] Tek e fundit, historia e artit është edhe njëfarë arkeologjie mëngjesesh, ku cilido brez shfrytëzon përvojën e atyre që jetuan përpara tij për t’i dhënë kuptim dhe substancë mëngjesit që sapo ka nisur për të, duke nxituar të lërë gjurmën e tij përpara perëndimit.