Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Melanura vrasëse

Libra dhe CD / Libra praktikë

Melanura vrasëse

nga Botimemax

300 Lekë

Ai, Tatani fatkeq, qe endur vërdallë duke u mburrur së tepërmi me fatin që i kishte pikuar në pjatë: në barkun e një melanure të shijshme ai kishte gjetur një unazë antike të çmuar, tepër të çmuar për një varfanjak si ai. Dhe Efiz Marini, që gjatë një shëtitjeje në bregdet has në kufomën e tij barkçarë, nuk e ka të vështirë ta marrë me mend se dikush e ka vrarë për të shtënë në dorë thesarin e tij.

Por historia nuk mund të mbyllet aty, sepse Efizi, i edukuar nga mësuesi i tij, atë Venancio, për të reflektuar mbi gjërat e ndodhitë duke u nisur që prej zanafillës së tyre, nuk kënaqet me kaq.

Ai është vetëm nëntëmbëdhjetëvjeç, por fati i tij tashmë është shenjuar nga kjo etje për të klasifikuar ngjarjet e për të kuptuar shkaqet, paçka se për këtë lypset mundim, rrezik e mbi të gjitha dhimbje, një dhimbje pa shërim. I vendosur për ta çuar deri në fund hetimin e tij, në të vërtetë djaloshi vë në lëvizje shumë më tepër se mendjemprehtësinë e tij; në rrezik nuk vihet vetëm siguria e tij, por edhe pafajësia e tij rinore dhe bota e tij prej adoleshenti, e jetuar në gjirin mbrojtës të familjes. Sipas të njëjtit ritëm me të cilin zgjerohet hetimi, edhe ai ndërron lëkurë e rritet; ajo që zbulon gjatë përudhjes së tij - të tjerë njerëz të vrarë - një përvijim i çmendur kriminal prej zhvillimeve politike e, më në fund, triumfi i një forme drejtësie sa të pamëshirshme aq edhe anomale, janë po ashtu etapa të udhëtimit plot vuajtje të rritjes.

Rrëfimtar i talentuar, i pajsur me një ironi therëse dhe një frymë të shpeshtë çshuguruese, Giorgio Todde u ofron lexuesve një histori që, në të vërtetë, është një lamtumirë e gjatë melankolike për iluzionet e rinisë dhe, njëherësh, një regjistër zhgënjyes i mjerimeve njerëzore.