Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Pas dyerve të mbyllura

Libra dhe CD / Libra praktikë

Pas dyerve të mbyllura

nga Botimemax

400 Lekë

Ky libër u kushtohet gjithë atyre fëmijëve që vuajnë në heshtje, vetmi dhe frikë. Dhe të gjithë atyre që më njohin dhe e mbajnë mend atë vogëlushen me fytyrën e pistë dhe të zbathur, që u përpoq aq shumë të ishte pjesë e tyre.

Kjo është historia që askush nuk e ka parë. Historia e asaj çfarë ndodhte pas dyerve të mbyllura. Nuk kam qëllim të lëndojë askënd, i gjallë apo i vdekur qoftë, por të tregoj në mënyrë të sinqertë historinë time, anët e mira, të këqija e të shëmtuara të një fëmijërie tmerrësisht të vështirë, por që tekefundit më bëri shumë të fortë.

Xheni u rrit atje ku askush nuk ishte i sigurt. Ajo lindi në Ist-End, në një familje me pesë fëmijë dhe u rrit në mjerim e terror.

Rrahjet e dhunshme, poshtërimi dhe abuzimi seksual prej të atit ishin pjesë e jetës së saj të përditshme. Kjo është historia se si Xheni, motra e saj Kimi dhe vëllai Lorenci jo vetëm mbijetuan, por e kapërcyen me guxim degradimin e tmerrshëm që u kishte zënë frymën.

Me forcën e dashurisë, me shkathtësi, me humorin që shkaktojnë situatat e vështira dhe me vetëbesim të pathyeshëm, Xheni u çlirua përfundimisht nga e kaluara. Nuk është asnjëherë e lehtë të gërmosh në kujtimet e dhimbshme të varrosura thellë. Por pas vdekjes së babait kuptova se duhej t'i hidhja në letër ngjarjet e së shkuarës për t'u ndier e çliruar prej tyre. Rezultati është ky libër.

Kur e shkrova, m'u duk vetja sikur isha në një udhëtim magjepsës e plot aventura në bregdet. Qesha, qava, kujtova njerëz dhe vende që i kisha harruar, gjeta sërish miqtë e mi dhe mësova shumë për veten, cila isha dhe cila jam aktualisht.

Nuk kam qëllim të lëndoj askënd, i gjallë apo i vdekur qoftë, por të tregoj në mënyrë të sinqertë historinë time, anët e mira, të këqija e të shëmtuara të një fëmijërie tmerrësisht të vështirë, por që tekefundit më bëri shumë të fortë.

Në vitet e para të jetës nuk merrja pothuaj kurrë nga ato gjëra që sot dhurohen rëndom. Nuk merrja as dhurata Krishtlindjesh e as për ditëlindje, madje dhe ato që merrja m'i rrëmbenin sakaq nga duart për t'i shitur menjëherë. Nuk kishim shumë për të ngrënë, na mungonte dashuria, ngrohtësia apo dhe pastërtia, vetëm dhunë, abuzim, lakmi, epsh, vetmi dhe pisllëk. Si fëmijë, ndieja se askujt prej të rriturve nuk i interesonte se çfarë kisha për të thënë. Ndihesha e shpërfillur, e lënë pas dore, e larguar, madje edhe prej atyre që e kishin për detyrë të ndihmonin dhe të mbronin fëmijët. U përpoqa shumë herë të gjeja dikë të më dëgjonte dhe ndihmonte, por nuk munda.

Sot situata është përmirësuar shumë. Shërbimet për mbrojtjen e fëmijëve janë më të mira dhe ata dëgjohen e respektohen shumë më tepër. Por ka ende shumë fëmijë që janë të pambrojtur. Ka fëmijë që vuajnë ashtu si kam vuajtur unë dhe që ndihen të vetmuar, të shpërfillur, që u mungon dashuria, sepse dikush, një i rritur që duhet t'i ndihmojë, nuk i dëgjon. Është detyra jonë, e çdonjërit prej nesh, t'i gjejmë këta fëmijë, t'i dëgjojmë dhe t'i ndihmojmë. Ndërsa hidhja në letër kujtimet e fëmijërisë sime, mendoja për ata shumë fëmijë të tjerë që kanë provuar të njëjtën dhembje e frikë, si dhe për ata që vazhdojnë ende t'i provojnë. Shpresoj që gjithkush që ka vuajtur si unë, pasi të lexojë këtë libër, ta kuptojë se nuk është i vetëm. Ajo që kam provuar, më ka bërë të vendosur t'u jap fëmijëve të mi ato që vetë nuk i pata kurrë: t'i rris të rrethuar nga dashuria, ngrohtësia dhe siguria; t'i dëgjoj, t'i respektoj dhe t'i ndihmoj të ndihen të vlerësuar. Këto janë të drejta të çdo fëmije. Ky libër u kushtohet gjithë atyre fëmijëve që vuajnë në heshtje, vetmi dhe frikë.

Dhe të gjithë atyre që më njohin dhe e mbajnë mend atë vogëlushen me fytyrën e pistë dhe të zbathur, që u përpoq aq shumë të ishte pjesë e tyre. Kjo është historia që askush nuk e ka parë. Historia e asaj çfarë ndodhte pas dyerve të mbyllura.