Grepi.al - Platforme e sigurte per shitje dhe blerje online
Si ta ndihmoni fëmijën për detyrat e shtëpisë

Libra dhe CD / Libra praktikë

Si ta ndihmoni fëmijën për detyrat e shtëpisë

nga Botimemax

500 Lekë

Ky udhëzues, i shkruar nga një mësuese, ka ndihmuar shumë prindër që t'i japin fund luftës për të bërë detyrat e shtëpisë; ka nxitur një mënyrë sistematike për të mësuarin dhe ka ushqyer dashurinë për mësimnxënien te fëmijët e tyre.

I rishikuar dhe i ripunuar - për prindërit e fëmijëve nga 6-13 vjeç - ky libër u jep fund justifikimeve për bërjen e detyrave të shtëpisë, që shpesh janë objekt debatesh dhe zënkash. Në të trajtohen teknika të vërtetuara plotësisht, strategji që udhëzojnë se si të veproni hap pas hapi, si dhe këshilla të ekspertëve, të cilat ju mund t'i përdorini menjëherë.

Duke lexuar këtë libër ju do të mësoni:

- Si të krijoni mjedisin e duhur dhe një program për bërjen e detyrave të shtëpisë.

- Si ta përdorni si duhet teknologjinë e sotme.

- Si ta ndihmoni fëmijën të përgatitet për teste të një niveli të lartë.

- Si të komunikoni me mësuesin e fëmijës suaj.

- Si ta ndihmoni fëmijën me leximin, shkrimin, të folurin, rrjedhshmërinë, kuptueshmërinë, shqiptimin, matematikën, lëndët shoqërore dhe gjuhët e huaja.

- Si t'ua nxisni fëmijëve përgjegjshmërinë dhe pavarësinë.

- Si ta ndihmoni fëmijën me projektet, referatet, letrat dhe temat krijuese.

Dhe shumë më tepër se kaq... Ky udhëzues praktik është i pajisur me faqe model për drejtshkrimin dhe punët testuese, që do t'ju ndihmojnë ta ndihmoni fëmijën të arrijë rezultate më të mira në mësime.